Basha: Pezullimi i kreut të policisë Haki Cako, të thellohen hetimet
Për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pezullimi i kreut të Policë së Shtetit Haki Cako, veprimet e Prokurorisë janë ende shumë të pamjaftueshme.
“I kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorëve të çështjes të bëjnë gjithçka, sipas ligjit dhe brenda ligjit, dhe të mos ndalen me ‘koka turku’. Hetimi i plotë i Saimir Tahirit, hetimi i plotë i përgjegjësive të tij për këtë skandal është ajo çfarë presin shqiptarët, është ajo çfarë pret opozita, institucionet e pakapura të shtetit dhe faktori ndërkombëtar. I bëj thirrje Edi Ramës të largojë Saimir Tahirin nga detyra një orë e më parë”, deklaroi Basha.
Ajo që për Bashën është një pengim dhe sabotim i hetimeve nga qeveria, për kryeministrin është një hetim absurd i Prokurorisë. Ose, siç e quan Rama, “një çudi që ka dëmtuar jo pak vazhdën e një bashkëpunimi të shkëlqyer me Italinë”.
Pas pezullimit nga detyra te Haki Çakos, pritet qe Rebani Jaupaj te komandohet Rebani jaupaj. Zevendesimi behet sipas ligjit të policisë, ku në vend të drejtorit komandohet zëvendësdrejtori. Haki Çako ka të drejtë të apelojë vendimin, ndërsa do jetë Gjykata e Apelit ajo që do vendosë pezullimin përfundimtar të tij. Kujtojme se Haki Çako ka qene zevendes i Artan Didit, qe u largua pas skandalit me ekstradimin e Mark Frrokut.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.