Politika

Basha: Po çojmë përpara Tiranën evropiane me investime

basha-deklarateKryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka marrë pjesë sot në rikonstruksionin e rrugës “Pasho Hysa” në njësinë administrative nr. 1 në Tiranë.

Duke folur para qytetareve Basha është shprehur se “Bashkia e Tiranës vazhdon të investojë në shërbim të qytetareve të kryeqytetit për t’ua bërë jetën me të mirë, qe t’u shërbejë qytetareve, të rrisë cilësine e shërbimeve për ta. Hallet e qytetareve janë të mëdha, problemet janë po ashtu, ne duam t’ua lehtësojmë sa me shumë hallet dhe ky është qëllimi i Bashkisë së Tiranës dhe qëllimi im kryesor, si kryebashkiak. Ndaj do të vazhdoj me të gjitha energjite e mia në shërbim të qytetareve dhe nuk ka forcë negative që të na ndale” .

“Mazhoranca mendon t’ua vështiresojë jetën qytetareve, por ata gabohen rëndë  se kur të ndeshen me gjykimin popullor te qytetarëve, do te marrin atë që meritojne. Qytetarët nuk votojnë pushtetarët për t’i hipur kalit e për t’ju dhunuar të drejtat dhe vështiresuar jetën, por votojnë për te zgjidhur hallet dhe problemet që kanë, zgjidhje që sot Bashkia e Tiranës do ua jape qytetareve”, tha Basha.

Basha tha se “kjo rrugë do t’u shërbeje qytetareve dhe i bën më shumë të ndihen qytetarë të Tiranës dhe nëpermjet këtij shërbimi ne çojmë përpara Tiranën evropiane”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button