☁️
Tiranë 6°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,381 ▼ -3.57% ETH $1,992 ▼ -3.32% XRP $1.3255 ▼ -2.58% SOL $83.0700 ▼ -3.95%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
28 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: Regjistrimi i IMEI, kërcënim ndaj lirisë së shqiptarëve

basha7-524x350Një akt të papreçedentë në këto 23 vite dhe kërcënimin më të madh që i bëhet lirisë së shqiptarëve, e konsideroi kryetari i PD-së Basha, vendimin e qeverisë për të marrë të dhënat personale të çdo abonenti të telefonisë celulare.

I pranishëm në kuvendet zgjedhore të degëve 12, 14 dhe 15, Basha kujtoi “në Prill, Gjykata Europiane mori një vendim dhe u tha kompanive celulare, “ju do të dënoheni, edhe po i ruajtët këto të dhëna e jo më t’ju shkojë në mëndje t’ua jepni qeverive”. Ndërsa qeveria këtu u thotë kompanive se do t’ju dënoj po nuk m’i dhatë, u thotë qytetarëve do t’ju gjobis po nuk m’i dhatë të dhënat personale. Ky është kërcënimi më i hapur ndaj lirisë së shqiptarëve në këto 23 vite. Po e bën një njeri i cili ka sjellë deri në parlament krimin dhe kriminelët. Po 3 miliardë dollarët që i falën CEZ-it, nga do dalin. Do të dalin nga xhepat e shqiptarëve”.

Gjithashtu, Basha theksoi se “rilindja e së keqes po trondit çdo familje shqiptare. Rasti më i fundit është ai i mbylljes së filialeve të universiteteve publike dhe universiteteve private, në mungesë të plotë transparence dhe pa asnjë paralajmërim, ku në themel të këtij vendimi, qëndron korrupsioni dhe klientelizmi”.

“Rezultatet e kontrollit ministror që kishte urdhëruar dolën njësoj siç donte sundimtari. Në momentin që arsimi kombëtar priste përkrahjen politike, mbështetje financiare, mbështetje të gjithanshme, vjen dora e dhunshme e paaftësisë, e hakmarrjes, e injorancës. Ky është një projekt diabolik dhe në themel ka korrupsionin dhe klientelizmin, prandaj nuk duhet lënë të ketë sukses. Rilindja e së keqes po trondit çdo familje shqiptare” u shpreh Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.