Politika

Basha: Ringritje e PD në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të qarkut të Beratit.

Ai theksoi se, në këtë takim “nisi puna për riorganizimin dhe ringritjen e PD në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve dhe të gatshme të përballet me këtë qeveri të korruptuar, e cila po kalon më shumë kohë në zyrat e SPAK-ut sesa në krye të detyrës”.

“Abuzimi dhe shpërdorimi me pronat dhe taksat e shqiptarëve janë të kudondodhura, siç është rasti i ujësjellësve anembanë vendit, të cilët janë në prag falimenti, sepse janë kthyer në kuvli korrupsioni dhe ndërrmarje publike në të cilat punësohen militantë në shërbim të pushtetit. Kostot e këtij dështimi korruptiv i paguajnë qytetarët e që ky abuzim të marrë fund, drejtësia duhet të bëjë detyrën e saj duke vendosur para përgjegjësisë ata që kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin dhe kanë dëmtuar interesat e qytetarëve”, tha Basha.

“Përballja pa kompromis me korrupsionin, partneriteti i padiskutueshëm me aleatët strategjikë të Shqipërisë, pastrimi i politikës përmes vetting-ut, dhënia e fuqisë qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, vota e diasporës, kufizimi i mandateve, rritja e kontrollit dhe llogaridhënies së qeverisë janë busulla jonë në rrugëtimin e ri që kemi nisur për çlirimin e politikës dhe ekonomisë”, theksoi Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button