I pranishëm në Konferencën BAllkanike që zhvillon Lidhja Demokratike e Gruas Shqiptare në bashkëpunim me Forumin e Gruas së PPE, në të cilën po merr pjesë edhe eurodeputetja Doris Pack, Basha është shprehur se gjendja në vend është shumë e rëndë.
Ai tha se Arta Marku, në rolin e shërbëtores së Ramës, pasi la pa prokurorë çështjen Tahiri, kërkon që të lirojë edhe Shullazin.
“Shërbëtorja e Ramës dje me një të rënë të lapsit la pa prokurorë çështjen e Tahirit dhe Shullazit. Sot prokuroria po mbron Saimir Tahirin, Xhafajn, po bëhet gati lirimi i Shullazit. U lirua Ermal Hoxha,sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Krimi ka marrë dhenë, sepse ka bekimin e Ramës dhe Xhafës.”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.