☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.04 ▲3.3%
ARI 4,398 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,477 ▲ +3.98% ETH $2,143 ▲ +5.47% XRP $1.4133 ▲ +3.12% SOL $90.3000 ▲ +5.45%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.04 ▲3.3 % ARI 4,398 ▼0.21 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.04 ▲3.3 % ARI 4,398 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: “Vendet e rezervuara” u propozua nga OPDAT e u pranua nga Rama

Lulzim Basha u ka deklaruar deputetëve demokratë një ditë pas takimit me kreun e mazhorancës se këmbëngulja e demokratëve për emërimet me formulën e vendeve të rezervuara është e bazuar në një marrëveshje të muajve më parë.

Mësohet që Basha të ketë theksuar se kjo formulë është propozuar pikërisht nga eksperti i OPDAT-it të Shteteve të Bashkuara të Ameriëks, që në nëntor dhe është pranuar nga kryeministri Rama gjatë negociatave me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan. Basha u sjell deputetëve në vëmendje drekën me Berishën në rezidencën e ambasadorit amerikan ku u është thënë të zgjedhin një prej opsioneve ndër të cilat figuronte dhe ajo me vende të rezervuara.

“Ju zgjidheni një që siguron moskapjen politike dhe ne do e detyrojmë Ramën ta pranojë. Më 3 shkurt Lu çoi e-mail që janë 5 opsione ndër të cilat dhe vendet e rezervuara. Më 14 shkurt ambasadorit i kthehet përgjigje me e-mail që në jemi për vendet e rezervuara. Më 17 shkurt kjo i komunikohet Partisë Socialiste. Të gjitha janë me e-mail me ambasadorin Lu dhe n.q.s. është e nevojshme do të publikohen”

Ky pozicion u konfirmua para gazetarëve nga ish-kryeministri Berisha, i cili akuzoi pëfaqësuesin ndërkombëtar se nuk i ka thënë të vërtetën qeverisë së tij.
“Për çdo shqiptar që i thotë dritës së diellit dritë, të vërtetës të vërtetë, opozita mbrëmë votoi reformën. E refuzoi kategorikisht njeriu që shkoi me një a dy fjalime në xhep. Opozita votoi variantin që ia kanë kërkuar ndërkombëtarët, që e kanë sugjeruar ata, që ia kanë premtuar ndërkombëtarët, votoi variantin që ua ka sugjeruar ndërkombëtarëve Edi Rama. Kjo është e vërteta absolute.  Të gjitha të tjerat janë trillime, mashtrime të paskrupullta të cilitdo që t’i bëjë. Se duhet të them që është mjerane kur një përfaqësues ndërkombëtar i raporton qeverisë së tij të kundërtën e asaj që ka thëne vetë. Por kjo botë eshtë transparente”.
Mësohet se kreu demokrat Basha u ka thënë deputetëve se Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Nuland dhe zyra e kancelares Merkel janë të qartë për këtë pozicion të Partisë Demokratike.
“Ne kemi qenë të qartë në këtë proces, ne kemi kërkuar konsensus. Si Nuland dhe këshilltari i kancelares Merkel që fola të hënën në orën 2 e 15 minuta në telefon janë të qartë: Këtë formulë e ka propozuar Rama e ka konfirmuar Venecia e ne po kërkojmë atë që është rënë dakort”
Kështu Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje edhe deputetit Eduar Selami i cili gjatë diskutimeve në grup pyeti nëse qëndrimi i opozitës çon në përplasje me ndërkombëtarët, duke sjellë në vëmendje dhe deklaratën e Federika Mogerinit që i parapriu takimit Rama-Basha. Sipas Bashës deklarata e shefes së politikës për politikë të jashtme është shkruar në Tiranë dhe akuzoi ambasadoren Romana Vlahutin si të pozicionuar qartë për krahun tjetër të politikës.
E ndërsa u ka sqaruar gjithë situatën mbi çështjen që ndan palët, formulën e emërimeve në drejtësi, Basha ka paralajmëruar deputetët e tij e të opozitës në tërësi se çfarë ndodh qoftë dhe me një rrjedhje vote majtas për këtë reformë.
“Unë jam i sigurt që asnjë deputet PD nuk trafikon votën, por po ndodhi kjo atëherë është fundi parlamentarizmit. Ne jemi opozitë që kërkon consensus, por nëqofë se edhe nje deputet i PD-së voton, ne kalojmë në përballje totale deri në djegie mandatesh, deri sa të zgjidhen institucionet e reja me zgjedhje te lira e të ndershme. Nëse mazhoranca trafikon qoftë dhe nëj deputet të oppoziotës, opozita djeg mandatet”.
Ditët e fundit kryeministri Rama kërkon që emërimet në drejtësi të bëhen me 94 vota, ndërsa demokratë kanë propozuar që për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, anëtarët jo gjyqtarë zgjidhen nga Kuvendi, sipas metodës së kuotave të rezervuara, ku 2 anëtarë përzgjidhen nga lista e mbështetur nga shumica parlamentare, 2 anëtarë përzgjidhen nga lista e mbështetur nga pakica parlamentare dhe 1 anëtar zgjidhet me tre të pestat e votave me propozim të shoqërisë civile, që përzgjidhet nga lista e kandidatëve të renditur nga Gjykata Kushtetuese.

1 Koment

  • Emigranti SHBA. 07 June 2016, 23:17

    Duke lexuar kete artikull, deklararaten e zotit Basha, vec justifikimeve per zvaritjen e dhe mosemiratimin e rreformes ne drejtesi, ska shqiptare te mose e kete kuptuar, qe kush e e zvarit dhe e kundershton rreformen, ajo ka nje emer qe quhet PD, e komanduar nga Sali Berisha. Pore ajo qe na cudite, te madh e te vogel, brenda e jashte Atdheut, eshte vendimi antidemokrarik, kriminal, qe ben sali Berisha dhe Lulezim Basha, se neqofte se nje apo disa deputete votojne majtas , per miratimin e rreformes, sic kerkojne SHBA, BE, dhe mazhoranca, dotu hiqet mandati i deputetit. Kjo na kujton kohen e diktatorit Hoxha, qe kushe kritikonte sadopak, vijen e partise perjashtohej nga partia, burgosej, dhe pushkatohej. Basha sote me kete deklarate e njgjalli diktatorin Hoxha dhe i vuri kazmen fjales se lire, bindjes personale per te dhene voten ne interes te vendit dhe te ardhemes se qytetareve, qe mezi presin miratimin e kesaj rreforme dhe hapjen e drites jeshile per tu bere pjese e BE. Ky eshte nje akt i turpshem qe vetem ne vendet diktatorjale ben vaki. Me kete vendim Saliu dhe Basha, po ja kalojne edhe Kim Jongut te Korese te veriut.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.