☁️
Tiranë 9°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,007 ▲ +1.65% ETH $2,248 ▲ +2.95% XRP $1.3565 ▲ +1.16% SOL $84.8300 ▲ +2.43%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Basha: Vetingu i politikanëve, zgjidhja për integrimin e Shqipërisë në BE

“Shqipëria e humbi shansin e integrimin në BE sepse politika është e lidhur me krimin, por opozita e ka zgjidhjen, Vetingu i politikanëve”, tha sot kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili mori pjesë në konferencën me temë “Çfarë e mban Ballkanin jashtë BE?”, organizuar nga gratë demokrate të Shqipërisë dhe PPE.

Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se do ta ndryshojmë këtë realitet duke shkëputur vendin nga krimi.

“Shqipëria e humbi shansin e integrimin për hapjen e negociatave për shkak se nuk plotësoi kushtet e BE-së, dhe ka bërë regres sepse politika është e lidhur me krimin. Shifrat janë të frikshme sepse kryeprokurorja ka lenë pa prokuror çështjen e Tahirit dhe Shullazit dhe është në mbrojtje të Xhafajt, është gati të lirojë Shullazin dhe roli i saj është të shkatërrojë hetimin”, tha Basha.

Më tej, Basha tha se “Institucionet i ka kapur krimi. Europa nuk i toleron politikanët e lidhur me krimin dhe vendet e lidhur me krimin nuk ecin përpara”.

“Sa për opozitën, qëndrimi është i qartë për të realizuar shkëputjen e politikës nga krimi dhe për ketë kemi propozuar Vetingun e politikës. Opozita bëri të mundur ligjin e dekriminalizimit dhe u bë e mundur largimi i 333 zyrtareve të lidhur me krimin. Bojkotuam kuvendin 6 muaj për të bërë të mundur ligjin e dekriminalizimit. Edhe Vetingu për politikanët nuk është i lehtë, por opozita e ka objektiv kryesor dhe do ta realizojë”, tha ai

Po ashtu, Basha tha se “Vetingu në politikë është zgjidhja ligjore për pastrimin e politikës dhe së shpejti kemi gati edhe ligjin për PPP dhe sekuestrimin e pasurive të firmave lidhur me tenderë të jashtëligjshëm”.

Ai tha se kjo mazhorancë është e ardhur në pushtet ku 20% e votuesve deklaruan shit-blerjen e votës.

Sipas tij, pushteti ka kapur pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv dhe institucionet e pavarura i ka kapur krimi. “Europa nuk do na pranojë kurrë se të kemi politikanë të lidhur me krimin”, tha Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.