🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,711 ▼ -0.55% ETH $2,078 ▼ -1.14% XRP $1.3907 ▼ -0.73% SOL $87.0100 ▼ -2.07%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Politika

Bashkia po bëhet pengesë për sipërmarrjen

Zhupa takim me operatorët turistike në Vlorë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, njëherësh kryetare e komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, zhvilloi sot një takim me operatorët turistikë detarë në Vlorë.

Gjatë takimit, Zhupa bëri të ditur se ajo që dëgjoi nga operatorët turistikë detarë ishte një tablo shqetësuese e mënyrës se si pushteti lokal në Vlorë po trajton një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së qytetit.

Sipas saj, në vend që Bashkia të jetë në krah të sipërmarrësve dhe të lehtësojë aktivitetin e tyre, ajo është kthyer në pengesën kryesore për punën dhe investimet e tyre.

“Operatorët sollën dëshmi konkrete, me raste dhe emra specifikë, për një sërë problematikash serioze që lidhen drejtpërdrejt me keqmenaxhimin dhe mungesën e vullnetit nga ana e Bashkisë Vlorë”, theksoi Zhupa.

Deputetja theksoi se ndër shqetësimet kryesore që u ngritën, ishin mungesa e vendeve për ankorimin e anijeve turistike, ndërkohë që porti është kthyer praktikisht në një monopol që përjashton operatorët e tjerë si dhe mungesa e infrastrukturës bazë për mjetet turistike detare.

Më tej, Zhupa u shpreh se “operatorë që vazhdojnë të përballen me procese gjyqësore dhe bllokim llogarish bankare për një taksë të padrejtë, të cilën vetë Bashkia e ka pranuar si të tillë duke e hequr me vendim të Këshillit Bashkiak. Megjithatë, në vend që të marrë një vendim për zerimin e gjobave dhe mbylljen e këtij absurdi administrativ, Bashkia vazhdon të apelojë edhe vendimet që operatorët kanë fituar në shkallën e parë”.

Sipas Zhupës, në Vlorë mungon edhe një mjet për emergjencat në det, një situatë e papranueshme për një qytet bregdetar që pretendon të jetë destinacion turistik.

“Operatorët kërkojnë korridore portuale dhe mbështetje nga shteti, përfshirë subvencionimin e karburantit, ashtu siç ndodh në shumë vende turistike”, nënvizoi ajo.

Zhupa shtoi se ka probleme të vazhdueshme me energjinë elektrike, furnizimin me ujë dhe mungesën e vendbazimeve për aktivitetin e tyre.

“Akoma më shqetësuese është fakti që edhe operatorë që kanë marrë vendime ligjore nga institucionet përkatëse, si KKT, Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe ministritë përkatëse për stacion bazime të miratuara, përballen me refuzim për t’u zbatuar dhe pengesa të pajustifikuara nga Bashkia Vlorë”, theksoi Zhupa.

Sipas deputetes demokrate kjo qasje nuk dëmton vetëm operatorët turistikë; ajo dëmton ekonominë e qytetit, sezonin turistik dhe imazhin e Vlorës si destinacion.

Ajo bëri të ditur se si “deputete e qarkut dhe si kryetare e komisionit përgjegjës për turizmin, do t’i drejtohem me kërkesa zyrtare Bashkisë Vlorë për secilën nga këto problematika dhe do të kërkoj transparencë dhe përgjegjësi institucionale. Bashkia nuk mund të vazhdoj të jetë pengesë për sipërmarrjen dhe zhvillimin e turizmit”.

Zhupa tha se operatorët turistikë të Vlorës meritojnë të kenë kushtet dhe mbështetjen për të punuar normalisht dhe për të kontribuar në zhvillimin e qytetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.