Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,636 ▼0.27%
DOW 52,520 ▼0.1%
NASDAQ 26,262 ▼0.27%
NAFTA 102.43 ▲2.38%
ARI 4,332 ▼1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,608 ▲ +1.83% ETH $2,515 ▲ +0.62% XRP $1.4092 ▲ +4.6% SOL $102.2000 ▲ +1.54%
S&P 500 7,636 ▼0.27 % DOW 52,520 ▼0.1 % NASDAQ 26,262 ▼0.27 % NAFTA 102.43 ▲2.38 % ARI 4,332 ▼1.75 % S&P 500 7,636 ▼0.27 % DOW 52,520 ▼0.1 % NASDAQ 26,262 ▼0.27 % NAFTA 102.43 ▲2.38 % ARI 4,332 ▼1.75 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Kronika

Bashkimi familjar në Itali, ja minimumi i të ardhurave vjetore si kusht për 2018

N.q.s keni bashkëshortin  që jeton në Itali, për të mundësuar bashkimin familjar gjatë 2018 duhet të ketë të ardhura minimale 8.8 mijë euro. N.q.s shqiptari rezident atje dëshiron të tërheqë të gjithë familjen (deri në 4 persona) atëherë të ardhurat e tij duhet të kenë disa zero më tepër.

Në rregullat e reja që po bëhen publike në Itali, bazuar në Tekstin Unik për Emigracionin, i cili bazohet në Institutin Nacional për Sigurimin Social (INPS), parashikohet se kush kërkon bashkim familjar të ketë “të ardhura minimale vjetore nga burime të ligjshme jo më të ulëta se çeku social, plus gjysmën e shumës së çekut për çdo familjar që do të sillet në Itali. Çeku social është vendosur në janar të vitit 2018 në shifrën e  5’889 euro.

Sipas rregullores, bëjnë përjashtim fëmijët, për bashkimet e të cilëve nën moshë madhore, kërkohen të ardhura vjetore jo më të ulëta se dyfishi i çekut social.

Nga ana tjetër, ligji specifikon se “për përcaktimin e shumës së të ardhurave merren në konsideratë edhe të ardhurat e përgjithshme të familjarëve që bashkëjetojnë me kërkuesin”.

Ja të ardhurat minimale si kusht për të marrë familjen në Itali gjatë 2018:

Bashkim me 1 familjar: 8.833,50 euro

Bashkim me 2 familjarë: 11.778,00 euro

Bashkim me 3 familjarë: 14.722,50 euro

Bashkim me 4 familjarë: 17.667,00 euro

Bashkim me 2 apo më shumë fëmijë të mitur nën 14 vjeç: 11.778,00 euro

Bashkim me 2 apo më shumë të mitur nën 14 vjeç dhe 1 tjetër familjar: 14.722,50 euro

Bashkim me 2 apo më shumë të mitur nën 14 vjeç dhe 2 familjarë të tjerë: 17.667,00 euro

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.