Ekonomia

BB, çertifikatë mirënjohje për ish kreun e INSTAT, Gjergj Filipi pas vdekjes

Banka Botërore nderoi me çertifikatën e mirënjohjes ish kreun e INSTAT, Gjergj Filipi, në një ceremoni të veçantë ku miq, të afërm dhe bashkëpunëtorë kujtuan punën e bërë gjatë këtyre viteve te z.Filipi në krye të INSTAT, i cili u nda nga jeta një muaj më parë.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri Tahsim Sayeed i dorëzoi çertifikatën e mirënjohjes familjarëve të të ndjerit, duke e cilësuar një bashkëpunëtor të shkëlqyer.

“E kam takuar për herë të parë Gjergj Filipin 2 vjet më parë. Më duhet të them se më preku shumë rinia, entuziazmi, energjia dhe gjithë pozitiviteti që ai kishte për ta çuar përpara këtë vend përpara. Ai ka lënë edhe gjurmë dhe lidhje shumë të mira në nivel me stafin kombëtar dhe ndërkombëtar”,- tha Sayeed.

Për drejtoreshën e autorizuar të Institutit të Statistikave Mirela Muça, Gjergj Filipi ishte një këshillues i mirë dhe bashkëpunëtor me institucionet ndërkombëtare.

Muça u shpreh se,  “Gjergji ka ndikuar thellësisht për cilësinë e statistikave. Ai bashkëpunoi me mish e me shpirt me institucionet ndërkombëtare dhe ato vendase për të ngritur lart vlerat dhe rolin e INSTAT. Ai u përpoq dhe nuk u ndal asnjëherë që INSTAT të fitonte besimin e publikut si një institucion vërtet i pavarur”.
Gjergj Filipi ishte konsulent për një sërë projektesh në fushat e zhvillimit dhe politikave ekonomike të financuara nga Bashkimi Europian, Banka Botërore dhe institucione të tjera të mirënjohura ndërkombëtare.

Filipi mori postin e kreut të INSTAT më 24 tetor 2013-të, ndërsa më parë ishte në krye të kërkimeve në institutin Axhenda.

Ekonomisti Gjergj Filipi ndërroi jetë më 8 dhjetor të vitit të shkuar si pasojë e një sëmundje të pashërueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button