BBC: Houthët e Jemenit nisin sulmin e dytë me raketa ndaj Izraelit
Houthët e Jemenit kane nisur sulmin e dytë me raketa ndaj Izraelit dhe jane zotuar se do të vazhdojnë me bombardimet edhe gjatë ditëve në vijim, sipas BBC.
Sulmet kanë goditur infrastrukturën kyçe në të gjithë Gjirin, ndërsa Houthët zotohen të vazhdojnë sulmet ndaj Izraelit.
Rebelët Houthi të Jemenit nisën dje sulmet e para me raketa drejt Izraelit – grupi i mbështetur nga Irani.
Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit ka dënuar sulmin duke e konsideruar atë një “përpjekje të shpeshtë të Iranit për ta tërhequr” vendin në konfliktin e Lindjes së Mesme.
Nëse rebelët Houthi shënjestrojnë anijet që vijnë përmes ngushticës Bab al-Mandab në skajin jugor të Detit të Kuq, kjo do të ishte një tjetër goditje e madhe për ekonominë globale.
Ushtria izraelite ka konfirmuar se një ushtar ka vdekur në Libanin jugor, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.
Infrastruktura kryesore në vendet e Gjirit është nën sulm, ndërsa kompania shtetërore “Emirates Global Aluminium” njoftoi se objekti i saj kryesore në Abu Dabi është dëmtuar ndjeshëm.
Tre gazetarë janë vrarë gjatë sulmit ajror izraelit, ndërsa ushtria izraelite ka hedhur akuza ndaj një gazetari të kanalit televiziv “Al Manar” i Hezbollahut – duke pretenduar se punon për grupin militant.
Ndërkohë, SHBA-ja njoftoi se rreth 3500 trupa kanë mbërritur në rajon me anijen luftarake “USS Tripoli”. //a.i/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.