☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,630 ▼ -0.16% ETH $2,152 ▲ +0.28% XRP $1.4447 ▼ -0.46% SOL $90.2700 ▲ +1.3%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

BE: Dialog në Parlament për “vetting”-un e zgjedhjet

Presidenca malteze e Bashkimit Europian u ka bërë apel opozitës dhe pozitës që të ulen menjëherë në dialog në Parlament për të arritur konsensus për “vetting”-un dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në mënyrë që në shtator të mund të hapen zyrtarisht negociatat e anëtarësimit.

Në të kundërt, sipas ambasadorit maltez Pulis, Shqipëria duhet të presë majin e vitit 2018 për të parë se ç’mund të ndodhë në komunikimin me Komisionin Europian.

“Ne nuk jemi të shqetësuar nga njerëzit që protestojnë në rrugë. Është shfaqje e demokracisë, por ka protesta dhe protesta. Do të preferoja që të dy palët t’i fusim në një dhomë me dyer të mbyllura dhe t’i mbajmë aty deri kur të arrihet një zgjidhje për reformat. Është një problem i krijuar vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, ndaj nuk kuptoj pse palët nuk ulen në Parlament për të konkretizuar dialogun për ‘vetting’-un dhe zgjedhjet”, tha Godwin C. Pulis, ambasador i Maltës.

Sipas numrit dy të delegacionit të BE-së në Tiranë, Jan Rudolf, mesazhi i dialogut në Parlament për reformat do t’u përcillet të premten palëve politike në vend, edhe nga shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini.

“Vetëm kur të ketë progres të prekshëm në Reformën në Drejtësi dhe në veçanti në procesin e ‘vetting’-ut do të ketë një datë për hapjen zyrtare të negociatave. Këtë mesazh do të përcjellë edhe vet zonja Mogherini të premten në Tiranë”, tha Jan Rudolf, kreu i seksionit politik BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.