☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,728 ▼ -0.12% ETH $2,155 ▲ +0.25% XRP $1.4470 ▼ -0.66% SOL $90.4100 ▲ +1.21%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

BE: Fushatë anti-vetting. Duan të delegjitimojnë procesin

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka deklaruar se ditët e fundit aktorë të ndryshëm politikë dhe të medias janë përfshirë në një fushatë për të delegjitimuar procesin e vettingut.

Deklarata ka ardhur nga shefi politik i delegacionit të BE-së në Tiranë, Sylvain Gambert.

“Vettingu është kushti kryesor për hapjen e negociatave dhe pavarësisht kush është ambasadorja e Brukselit në Tiranë, ky proces do të zbatohet. Kjo fushatë anti-vetting synon të njollosë të gjithë faktorët e përfshirë në reformën në drejtësi”, deklaroi Gambert.

Në të njëjtën linjë ishte edhe drejtori i Fondacionit Shoqeria e Hapur për Shqipërinë, Andi Dobrushi, i cili tha se në media ka shumë keqinformim mbi reformat, kostot dhe përfitimet e anëtarësimit në BE, shkruan Top Channel.

“Ajo që vërehet shpesh në media është raportimi i cekët për atë se çfarë është reforma në vetëvete, cilat do të jenë kostot dhe përfitimet për qytetarin shqiptar, integrimin në BE, etj”, tha Dobrushi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.