☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,465 ▼ -1.98% ETH $2,204 ▼ -1.85% XRP $1.3328 ▼ -0.94% SOL $82.2300 ▼ -2.37%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

BE konfirmon se Mijallkov ka përgjuar ilegalisht!

Keqpërdorime të rënda të institucioneve dhe korrupsion të funksionarëve të lart shtetëror në Maqedoni, ky është konstatimi nëse lexohet raporti i përgatitur nga grupi i ekspertëve i angazhuar nga Komisioni evropian për t`i hulumtuar gjendjet që u zbuluan pas publikimit të bisedave të incizuara nga ana e liderit të opozitës Zoran Zaev.

TV Nova përmes burimeve diplomatike erdhi deri te raporti i cili është finalizuar dhe i cili ka të bëjë me analiza të ekspertëve evropian ndaj punës së DSK-së, gjyqësisë, Avokatit të popullit, zgjedhjeve dhe medieve në Maqedoni. Këtu i keni përfundimet kryesore nga raporti.

DSK duket se ka punuar jashtë autorizimeve të saj në dobi të pushtetit për t`i kontrolluar përfaqësuesit më të lartë të administratës publike, prokurorët, gjykatësit dhe oponentët politikës me një përzierje konsekuente në pavarësinë e gjyqësisë dhe institucioneve tjera.

Incizimet e materialeve të përgjuara janë me kualitet, sasi dhe përfshirje që gjeneralisht mund të llogaritet se janë bërë në Shërbimin e zbulimit.

Afera zbuloi thyerjen e të drejtave fundamentale, duke i përfshirë edhe ato të lirisë së pjesëmarrjes në jetën publike dhe lirinë e votimit, qasjen e njëjtë deri te të mirat publike, të drejtën e privatësisë dhe të drejtën e pavarësisë gjyqësore, gjegjësisht të drejtën e qasjes deri te drejtësia.

Përfshirje të drejt për drejt të funksionarëve shtetëror dhe partiak në aktivitete jo legale, duke përfshirë mashtrime zgjedhore, korrupsion, keqpërdorim të pushtetit, konflikt të interesave, kërcënime, thyerje të rënda në furnizimet publike dhe nepotizëm.

Korrupsioni është problemi më serioz me të cilin po përballet vendi, madje meriton edhe një raport të veçantë si problem duke marr parasysh atë se korrupsioni politik është prezent në më shumë nivele. Esenca e standardeve elementare e sundimit demokratik duhet që të plotësohen fillimisht. Raporti është punuar gjatë dy muajve të fundit me porosi të Komisionit Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.