☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,992 ▲ +0.09% ETH $2,280 ▲ +1.79% XRP $1.3516 ▼ -0.21% SOL $84.7900 ▲ +0.01%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

BE nis një sistem të ri informativ të vizave në Kosovë

be-nis-nj-euml-sistem-t-euml-ri-informativ-t-euml-vizave-n-euml-kosov-euml_hdSistemi Informativ i Vizave (VIS) do të nisë të funksionojë në të gjitha konsullatat e Shteteve anëtare të Shengenit të pranishme në Ballkanin Perëndimor duke e përfshirë edhe Kosovën që nga dita e enjte ka njoftuar zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Sipas një njoftimi për medie, Sistemi Informativ i Vizave (VIS) është një sistem për shkëmbimin e të dhënave për vizat me qëndrim afatshkurtër ndërmjet këtyre shteteve që janë anëtare të plota të Shengenit acquis.

Shpërndarja graduale e VIS në mbarë botën tashmë ka nisur që nga tetori i vitit 2011 dhe pritet të përfundoj deri në 2015.

Me futjen e tij në përdorim në shtator 2014, duke e përfshirë edhe Kosovën, do të mbulohet rajoni i gjashtëmbëdhjetë në botë.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zbogar, ka thënë se ky sistem nuk po bëhet vetëm për Kosovën por ka shtuar se vendi ynë është në rrugë të mirë për zbatimin e kushteve të vëna nga udhërrëfyesi për viza.

“Sistemi Informativ i Vizave është një element kyç i politikës së përbashkët të BE-së për viza, që bashkë me politikat e tjera i mundëson BE-së krijimin e një zone të përbashkët të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë. Kjo përbën lëvizjen e lirë të personave brenda zonës Shengen. Implementimi i VIS nuk është specifik për Kosovën, e cila duhet të plotësoj një sërë kërkesa të caktuara para se Komisioni të mund të përfundoj dialogun për liberalizimin e vizave me qeverinë e Kosovës. Raporti i fundit i Komisionit Evropian në korrik 2014 ka vlerësuar progresin që Kosova ka bërë në implementimin e kushteve të vëna nga udhërrëfyesi për viza”, ka thënë Zhbogar.

Në këtë sistem, përveç Kosovës, do të futet edhe Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia ndërsa Turqia do që lëshoj inter alia, viza afatshkurtra për qytetarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.