☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 103.26 ▲1.85%
ARI 4,716 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,942 ▲ +0.2% ETH $2,097 ▲ +1.51% XRP $1.3415 ▲ +0.99% SOL $83.0800 ▼ -0.43%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.26 ▲1.85 % ARI 4,716 ▲0.8 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.26 ▲1.85 % ARI 4,716 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Belgjika kërkon arrestimin e deputetit Mark Frroku për vrasje dhe prostitucion

Shteti belg ka kërkuar arrestimin e deputetit Mark Frroku. Kërkesa e autoriteteve belge ka ardhur në Interpol Tirana dhe më pas i është dërguar Prokurorisë së Përgjithshme.

maxresdefaultTashmë Prokuroria do ta paraqesë kërkesën në Gjykatën e Lartë për të vërtetuar rrezikshmërinë e Frrokut, i cili akuzohet në Belgjikë për ‘vrasje me paramendim’. Gjithashtu sipas autoriteteve belge, ai ka qenë pjesë e një rrjeti prostitucioni.

Ndërkohë Drejtoria e Policisë së Tiranës, me anë të një shkrese drejtuar Departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka dërguar një informacion një javë më parë, në lidhje me akuzën për vrasje në Belgjikë të deputetit Mark Frroku dhe vëllait të tij Arben Frroku.

Në shkresën me numër protokolli 1646, të datës 23 mars 2015, Policia e Tiranës ofron një informacion dhe kërkon konfirmimin nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, nëse shtetasit Arben dhe Mark Frroku janë apo jo të shpallur në kërkim nga Belgjika. “Shtetasit Arben dhe Mark Frroku, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, me shtetësi e kombësi shqiptare, kanë jetuar në Belgjikë gjatë viteve 1995–1996 dhe u janë prezantuar autoriteteve belge si shtetas kosovarë me emrat Liman Krasniqi (Arben Frroku) dhe Azem Krasniqi (Mark Frroku). Gjatë kësaj periudhe, këta shtetas dyshohet të kenë kryer një vrasje në Bruksel dhe janë shpallur në kërkim nga autoritetet belge me emrat Liman Krasniqi dhe Azem Krasniqi. Ju lutemi të konfirmoni nga ana juaj nëse këta shtetas janë të shpallur në kërkim nga autoritetet belge. Bashkëlidhur ju dërgojmë certifikatat personale të këtyre shtetasve për procedurë dhe kompetencë”, thuhet në shkresë. Megjithatë, mësohet se ende nuk ka ardhur një përgjigje nga Interpol Brukseli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.