☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,744 ▲ +0.4% ETH $2,155 ▲ +0.74% XRP $1.4503 ▼ -0.34% SOL $90.2100 ▲ +1.16%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Beogradi presion Brukselit: Kritiko Edi Ramën!

Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç thotë se ndjehet i habitur nga reagimi i Brukselit.

“Rama e tha troç! Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë një shtet me një president, një politikë të jashtme dhe një politikë sigurie dhe askush nuk e kritikon atë”, u shpreh ai për Tanjug.

Daçiç hoqi një paralele me Republikën Serbe në Bosnje.

“Çfarë duhet të bëjmë ne? Të themi edhe ne që me Republikën Serpska duhet të ketë vetëm një president, një politikë të jashtme dhe një politikë sigurie?”, shtoi kryediplomati serb.

Sipas Daçiç, Serbia po u qëndron larg provokimeve, por sërish merr koston e padrejtë të kritikës nga BE.

“Dhe le të dalë dikush e të thotë se nuk ka standarde të dyfishta këtu”, deklaroi ai.

Ndërkohë, më i ashpër ishte ministri për Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik, Nenad Popoviç. Ai kërkoi që Serbia ta shpallë Edi Ramën person “non grata”, ndërsa ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin dënoi atë që e cilësoi si përpjekje të Ramës për të krijuar Shqipërinë e Madhe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.