Kronika
Beqaj: Ky 21 Mars shënon 10-vjetorin e Ditës Botërore të Sindromës Down
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj në një postim në rrjetin social “Twitter” , ka komunikuar 10 vjetorin e Ditës Botërore të Sindromës Down. “Ky 21 Mars shënon 10-vjetorin e Ditës Botërore të Sindromës Down dhe katër vjetorin e njohjes së kësaj dite nga OKB”, nënvizon ministri Beqaj në Twitter.
Kjo ditë e shënuar për të theksuar të drejtat e tyre , si datë është shënuar në vitin 2006 nga Shoqata Kombetare e Sindromnes Down në Amerikë dhe është ndjekur nga shumë shtete më pas. Synimi i kësaj ditë është ndërgjegjësimi, informimi si dhe promovimi për personat që kanë këtë sindromë në mënyrë që jene aktivë e pjesëmarrës në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë.