Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,813 ▼ -2.25% ETH $2,082 ▼ -3.11% XRP $1.3944 ▼ -2.94% SOL $87.4800 ▼ -2.57%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Kronika

Beqaj: Shërbim pediatrik 24-orësh për gjithë qytetin e Tiranës

Ministri-i-Shendetesise-Ilir-Beqaj-ne-spitalin-Shfeqet-Ndroqi1-579x350Me afrimin e sezonit të verës, për shkak të temperaturave të larta dhe të gjithë problemeve dhe sëmundshmërisë që kanë moshat fëminorë gjatë kësaj periudhe, Ministria e Shëndetësisë ka lançuar planin e ri për shërbimit pediatrik 24-orësh në qendrat e shërbimit parësor të kujdesit shëdetësor në të gjithë qytetin e Tiranës. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, vizitoi dje pasdite Shërbimin Mjekësor Ambulator të Urgjencës së qytetit të Tiranës, i cili është planifikuar të ofrohet në tre qendra shëndetësore të kryeqytetit. Shërbimet do të ofrohen përkatësisht në lagjën Nr. 8, e cila do ta përfitojë këtë shërbim në Urgjencën e Tiranës pranë Stadiumit “S. Stërmasi”, QSh Nr. 4 që ndodhet tek Unaza pranë Dispancerisë,si dhe QSh. Nr. 6 që ndodhet në Kombinat. “Këtë sezon vere, tha midis të tjerash  Beqaj,“përpiqemi të ofrojmë, kryesisht për fëmijët, një shërbim më të zgjatur gjatë gjithë ditës dhe më të shtrirë në qytetin e Tiranës. Me virozat e ndryshme apo problemet që kanë fëmijët gjatë stinës së verës, rezulton që Urgjenca e Pediatrisë brenda QSUT-së mbipopullohet dhe praktikisht, del nga funksioni që ka si qendër universitare, por edhe nuk arrin dot të kryejë siç duhet shërbimin”.

”Ne vendosëm bashkë me drejtuesit e Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës, që në dy muajt e verës, në tre qendra shëndetësore të qytetit të Tiranës, të ketë shërbim urgjence pediatrie çdo ditë, shtatë ditë të javës, edhe kur mbyllet orari normal i qendrave të Tiranës, që është deri në orën 20.00 të mbrëmjes”, theksoi ai.

Duke shpjeguar me tej për mediat hollësitë e planit për mbulimin e këtyre tre qendrave, Drejtori i Shërbimit të ASHR-së Tiranë, Edmond Stojku, tha se “këto tre qendra do të jenë të hapura nga ora 20.00 e mbremjes deri në 07.00 të mëngjesit, me një shërbim që nuk është ofruar deri më sot dhe kjo vetëm këto dy muajt e verës, kur problematikat shëndetësore të fëmijëve janë edhe më të mëdha”. Ai tha se “ne kemi mbyllur një shërbim i cili nuk ishte planifikuar më parë në shërbimin e ASHR Tiranë,” duke shtuar se “Urgjenca e Tiranës, është ajo që do të japë shërbimin maksimal për të gjithë fëmijët në qytetin e Tiranës, duke shërbyer si pika e parë e pritjes, ndërkohë që vetëm rastet më të ndërlikuara do të kalojnë në QSUT”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.