🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,525 ▼0.77%
DOW 46,133 ▼0.93%
NASDAQ 21,603 ▼1.09%
NAFTA 111.21 ▲11.08%
ARI 4,671 ▼2.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,353 ▼ -2.89% ETH $2,038 ▼ -4.03% XRP $1.2848 ▼ -5.08% SOL $78.0500 ▼ -6.05%
S&P 500 6,525 ▼0.77 % DOW 46,133 ▼0.93 % NASDAQ 21,603 ▼1.09 % NAFTA 111.21 ▲11.08 % ARI 4,671 ▼2.94 % S&P 500 6,525 ▼0.77 % DOW 46,133 ▼0.93 % NASDAQ 21,603 ▼1.09 % NAFTA 111.21 ▲11.08 % ARI 4,671 ▼2.94 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Beqaj: Shërbimet e urgjencës treguan profesionalizëm në vizitën e Papa Françeskut

Ministri-i-Shëndetësisë-Ilir-Beqaj-mori-pjesë-në-Konferencën-e-Parë-Ndërkombëtare-në-Fushën-e-Gjinekologjisë-525x350Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj zhvilloi sot një takim, me njësitë e shërbimeve e vullnetarët e urgjencës mjekësore, si dhe punonjësit e tjerë të sistemit të kujdesit shëndetësor që u angazhuan si pjesë e planit të masave të MSH-së për mbarëvajtjen e vizitës Apostolike të Atit të Shenjtë në Shqipëri.

Duke i falënderuar në emër të Qeverisë për sigurimin e mbarëvajtjes së vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, Ministri Beqaj tha se “përgjigjia ka qenë tejet e shpejtë,  dhe se ky ushtrim do të jetë edhe baza e ngritjes së shërbimeve të mëtejshme për këto lloj grumbullimesh masive”.

“Nga viti i ardhshëm”,  tha më tej ai, “urgjenca mjekësore është një program  buxhetor më vete, në buxhetin e shëndetësisë”. “Për t’u bërë gati sa më mirë, siç është bërë publike në fakt javën e kaluar, qoftë me rialokimin e buxhetit, qoftë me aktin normativ të buxhetit shtesë, ne sot kemi fondet dhe tashmë kemi filluar nga puna për proçedurat e prokurimit për një helikopter të ri për sistemin tonë të Njësisë së Transportit Mjekësor me Helikopter, për autoambulancat dhe për projekt/design-in e godinës ku do të jetë Qendra Kombëtare e Urgjencës”, vijoi Beqaj.

Gjithashtu, Beqaj foli edhe për punën që po bën ministria për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve për përballimin e aktiviteteve dhe sfidave të ngjashme me këtë vizitë, duke e vënë theksin tek përpjekjet e para në këtë drejtim, lidhur me krijimin e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, i cili është ende në ndërtim e sipër, dhe projektligjin që sapo ka kaluar në Qeveri dhe është depozituar në Parlament.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.