Berisha kërcënon televizionet: Po morët Ramën në intervistë, do u mësyjmë në studio!
Berisha paralajmëroi se nëse kjo ndodh, atëherë para çdo televizioni simpatizantët e Partisë Demokratike do të protestojnë.
“Ka humbur mendjen dhe kërkon si mi të shpëtojë prapa çdo lloj absurditeti të fshihet. Nuk shkon, nuk vjen në parlament për tu ballafaquar, por shkon në studio. Ju bëj thirrje gazetarëve mos pranoni në studio një njeri që shkel ligjet e vendit.
Mos i shtoni studiot në rifuxhio të këtij mëkatari që se ka parë ndonjëherë Shqipëria. Ju garantoj që para televizioneve që shkon ky do montohen protestat më të fuqishme, flakë për flakë.
Kudo që të shkojë, dje ishte fillimi, po kudo që të shkelë ne do bëjmë protesta gjatë jgithë kohës. Ne nuk na vjen mirë, nuk merret ky. Është njësoj si të merrni në studio një kriminel që nuk shkon para drejtësisë. Çfarë duhet ti jepni këtij hapësirë?
Thirrje mediave, asnjë hapësirë, bojkotoheni. Ky po bojkoton parlamentin detyrën qeverinë, po pse të vijë ky të marrë kohën e qytetarëve. Valët janë të publikut, nuk janë të televizionit. Keni mëshirë ndaj publikut”, tha Berisha.
Ndërkohë kujtojmë se mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Opinion”. Ishin të rinjtë e FRPD-së ata të cilët para ambienteve të televizionit bllokuan rrugën, duke bërë që kryeministri Rama të futej në studio nga hyrja e pasme e televizionit.