Berisha ndryshe nga PD: Arrestimi i Kserës atavizëm!
Ish-kryeministri Berisha e cilëson si atavizëm arrestimin e ish-ministrit të tij, Spiro Ksera.
Në një reagim në rrjet, Berisha thotë se KLSH-ja e kishte paditur një vit më parë Kserën, ndërsa arrestimi bëhet vetëm tani.
Ndryshe nga Partia Demokratike që mbështet hetimin, Berisha ka një qëndrim tjetër rreth arrestimit të ish-ministrit.
Reagimi:
“Arrestimet jashte flagrance, pa pyetur kurre te arrestuarin, jane atavizem e koherave te shkuara, deshmi e dobesise ekstreme te atij qe leshon urdherarrestin!
Te dashur miq, prej dy ditesh mediat dhe kronikat e tyre jane mbushur me lajmin e arrestimit ne Derviçan te ish-ministrit Spiro Ksera me akuzen e vjedhjes ne bashkepunim te 30 milione lekeve.
Dje avokati i ish-ministrit Ksera, pasi u njoh me dosjen dhe u takua me prokurorin njoftoi se:
– Ish-ministri Spiro Ksera, ndonese i paditur nga KLSH nje vit me pare nuk eshte thirrur, nuk eshte pyetur kurre nga prokurori i kesaj çeshtje dhe ky eshte nje lajm shume kompromentues, nje qendrim atavist qe evokon koherat me te zeza te institucionit te akuzes ne Shqiperi
– Arrestimi jashte flagrance, pa marre asnjehere ne pyetje personin per te cilin leshohet mandati i arrestit, i çfaredo statusi social politik apo ekonomik, deshmon me se paku per mos friken e urdherleshuesit nga akti i tij i paligjshem
– Deshmon per mungesen e guximit nga ana e tij per ta pare drejt ne sy personin qe ai heton, per ta njohur me akuzen qe i ben dhe degjuar dhe pergjigjet e faktet kunder akuzes se tij.
– Deshmon se zbaton jashte çdo standarti nje porosi arrestimi sine qua non dhe demton ne menyre te pariparueshme qe ne fillim hetimin dhe e ben ate politik dhe te deshtuar.
Avokati i çeshtjes njoftoi gjithashtu se ish ministri Ksera, qe u arrestua pa u pyetur kurre nga prokuroria, nuk ka asnje lidhje, nuk ka asnje prove qe te faktoje se ai ka lidhje direkte me prokurimet per te cilat dhe u arrestua dhe se nuk ka asnje prove se ai ka prekur apo ka perfituar nga tenderat e dosjes se akuzes per çka ai u arrestua.
Duke shprehur vendosmerisht mbeshtetjen time te plote per hetimin nga prokuroria te cdo dosjeje, te çdo personi mbi bazen e standarteve te nje vendi te lire, denoj me ashpersi arrestimin pa marre ne pyetje te ish ministrit Ksera, si nje akt te porositur per qellime te qarta politike.
I bej thirrje trupit gjykues te gjykoje bazuar ne ligjin dhe vetem ligjin pa asnje ndikim politik nga prokuroret e sojit Troci. I bej thirrje prokurorit te pergjithshem te ndaloje perdorimin ne prokurori te praktikave ataviste qe kompromentojne rende qe ne nisje procesin e hetimit!”
Me vjen keq qe arrestimet fillojne me te vegjelit i pari duhet te futet SALI BERISHA ne qoftese doni me te vertete reforme ne drejtesi si i thone fjales popullore peshku qelbet nga koka prandaj fillojeni nga koka dhe jo nga kembet.