Tiranë 36°C · Pjesërisht vranët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,352 ▲ +1.52% ETH $1,582 ▲ +2.12% XRP $1.0571 ▲ +3.01% SOL $71.7700 ▲ +4.42%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
27 Jun 2026
Breaking
Politika

Berisha në Kuvend për raportin e integrimit: Pse nuk e lexoni, nuk i dilni dot për zot

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar në Kuvend që raporti për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian të lexohen në seancë plenare.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi mazhorancën se po paraqet një raport, sipas tij, të pasaktë dhe të mbushur me “mashtrime”, duke pretenduar se qeveria po përpiqet të fshehë të vërtetën nga qytetarët.

“Keni paraqitur raportin mbi integrimin në BE, i cili është mashtrim dhe vetëm mashtrim. Ky është një akt i rëndë në një moment shumë të rëndësishëm për shqiptarët. Ju paraqisni një raport që nuk guxoni ta lexoni dhe vendosni që raporti të mos lexohet që qytetarët të mos njihen me mashtrimet tuaja,” u shpreh Berisha në Kuvend.

Ai kërkoi gjithashtu tërheqjen e menjëhershme të raportit, duke e cilësuar atë “të mbushur me burokraci dhe trillime”, ndërsa shtoi se sipas tij, ai nuk pasqyron realisht performancën e qeverisë në procesin e integrimit europian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.