🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 97.06 ▲2.73%
ARI 4,459 ▲1.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,539 ▼ -4.22% ETH $1,991 ▼ -4.23% XRP $1.3340 ▼ -3% SOL $83.1000 ▼ -5.32%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 97.06 ▲2.73 % ARI 4,459 ▲1.13 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 97.06 ▲2.73 % ARI 4,459 ▲1.13 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Politika

Berisha: Nuk e njoh vendimin e komisionit Basha-Brava

“PD dhe opozita vendoset për motive kryekëput politike në një situatë në të cilën ndodhet partia opozitare në Mianmar, në Rusi dhe në Teheran.” – Këtë paralele hoqi sot Kryetari i PD-së, Sali Berisha, lidhur me aksionin politik që ka nisur forca më e madhe opozitare në vend për të mbrojtur të drejtat e veta kushtetuese përballë bllokimit nga Qeveria dhe mazhoranca në parlament.

“Siç rezistojnë opozitarët në Rusi, në Mianmar, në Iran, – theksoi Berisha, – do rezistojë edhe PD në Shqipëri dhe ajo e tëra do angazhohet në betejën pa kthim për përmbysjen e narkodiktaturës.

Për sa i përket qëndrimit tim, unë e kam bërë të qartë se përsëri nuk e njoh vendimin. Sepse ky vendim është një akt i turpshëm, një akt i neveritshëm i komisionit Basha-Brava.
Po pse është i tillë?!

Unë këtu kam vendimin e gjykatës për Saimir Tahirin, e cila thotë se nuk mund t’i heqim pasaportën Tahirit, pa marrë lejen e parlamentit. Por ajo gjykatëse nuk ishte një vegël e verbër dhe nuk fshihej pas krimit të vet si Irena Gjoka, e shkarkuar nga Sali Berisha, sepse shkarkimi është akti.

Shteti nuk është hakmarrës. Por shkarkimi është i mjaftueshëm që ajo të shkruajë se jam shkarkuar prej tij dhe nuk mund të trajtoj çështjen. Ky është ligji. Dhe ajo nuk është se e forcon, emërimi, ajo e thellon konfliktin e interesit.

Ajo kishte vetëm një rrugë, të thoshte që nuk marrë dosjen. Por ajo kishte marrë përsipër për arsye që do zbërthehen të gjitha, dosjen e Edi Ramës.

Ndërkohë që një gjykatëse tjetër, po njeri i Kushtetutës dhe ligjit, u thotë prokurorëve që pasaportën nuk mund t’ia marrim pa lejen e parlamentit.

A do mundet Edi Rama me diktaturën e tij të krimit, drogës dhe vjedhjes të qëndrojë në pushtet? Unë kam besim absolutisht që jo.

Ai u hodh në këto veprime pikërisht kur opozita u ngrit në këmbë kundër tij.

Ai e di se në këtë mënyrë nuk mund ta mbajë pushtetin.

Sigurisht që krijon disa vështirësi të përkohshme, por vala e fuqishme e revoltës, e mosbindjes civile të popullit opozitar do i japë atij atë vend që meritojnë të gjithë narkodiktatorët në histori. Ndaj kjo jo vetëm që nuk e dobëson, por e forcon më shumë luftën e opozitës.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.