🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 95.95 ▲0.42%
ARI 4,666 ▲1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,345 ▼ -0.02% ETH $2,137 ▼ -2.01% XRP $1.4452 ▼ -1.39% SOL $88.8700 ▼ -1.39%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 95.95 ▲0.42 % ARI 4,666 ▲1.3 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 95.95 ▲0.42 % ARI 4,666 ▲1.3 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Berisha: Nuk ka asnjë marrëveshje me Ilir Metën, vlerësoj kërkesën e LSI për konsensus

cccccIsh-Kryeministri Sali Berisha deklaroi mbreme ne studion e News 24 se nuk ka asnje aleance te fshehte mes PD dhe LSI dhe se ai nuk ka ambicie per te marre postin e Presidentit te vendit. Nderkaq Berisha foli per një përpjekje të fortë të Edi Ramës për të asgjesuar Ilir Metën.
Sali Berisha ka një dëshirë të vetme politike për 2017-ën dhe kjo nuk është ambicie për President apo funksion tjetër të lartë politik.

Por te qenit në rolin e deputetit të thjeshtë, nuk i heq pasionin tjetër të tij për të lexuar dhe analizuar lëvizjet e liderëve politik të partisë së tij dhe atyre që udhëheqin koalicionin qeverisës. Sali Berisha sheh një përpjekje të fortë të Edi Ramës për të asgjesuar Ilir Metën dhe për t’u bërë lideri i vetëm i së majtës dhe kjo u dëshmua si në rastin e “CEZ-DIA” dhe në publikimin e përgjimeve të fundit, ndërsa dy aleatët zhvillonin disa takime radhazi për reformën në drejtësi.

Por nga ana tjetër ai i njeh aftësinë, ish-aleatit të tij për të qenë të paktën 5 hapa para kryesocialistit në lëvizje.

Berisha vlerëson rolin e lir Metës për reformë konsensuale në drejtësi, dhe përpjekja e Metës sipas tij është jo konsensus për veten, por për opozitën. Sali Berisha është kundër një koalicioni PD-PS, veç nëse vendi do të ishte në kushte ekstreme, por kur pyetet nëse do të ishte për koalicion me LSI-në, ia lë në dorë Bashës.
Ai mbron tezën politike të kryetarit të opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.