🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,740 ▼ -2.77% ETH $2,074 ▼ -3.35% XRP $1.3888 ▼ -3.06% SOL $87.0700 ▼ -4.35%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Politika

Berisha sulmon Ramën: I sëmurë psikik. Familjarët e mi, të lirë të kandidojnë në PD

berisha-320x173Ish-kryeministri Sali Berisha, ka lëshuar një lumë akuzash kundër kreut të qeverisë Edi Rama, duke e cilësuar atë fajtor për gjendjen ekonomike në vend dhe duke e krahasuar me një të sëmurë psikik.

Berisha paralajmëroi rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, si pasojë e keqqeverisjes dhe kushteve ekonomike në vend, ku qeveria i detyron qytetarët të kërkojnë azil jashtë për një jetë më të mirë.

Ai e cilësoi fjalimin e Ramës në tryezën e thirrur nga presidenti për reformën në drejtësi, si skandaloz. “Thirrja ime për socialistët është, dërgojeni të mjekohet, se vetëm një i sëmurë psikik mund t’ia lejojë vetes të thotë fjalë të tilla. Rama ka një revansh skizofrenik ndaj kundërshtarëve të tij politikë”.

Më tej, ish-kryetari i PD-së, deklaron se kishte qenë ai, që i kishte penguar familjarët e tij të ishin në forumet e PD-së më parë, por tani janë të lirë ta bëjnë.

“E kuptoj që prania e tyre është e vonuar, por i kam penguar unë. Tani e kanë rrugën të hapur të konkurrojnë në çdo forum të PD-së njëlloj si të tjerët, – tha Berisha. – Ka marrë fund barriera që ata kishin nga Sali Berisha”.

Sa i përket mekanizmit të regjimit të vizave, Berisha paralajmëroi: “Lajm më dramatik, përveç recensionit, ishte ai azilkërkuesve. Në mënyrë absolute po ecim drejt rikthimit të vizave. Mekanizmi i kthimit të vizave është i gatshëm. Kuadri është i përgatitur. Ju garantoj se Shqipëria do të jetë vendi i parë. Nga një vend jo problem, sot zë vendin e dytë me mbi 8000 azilkërkues. Unë u them shqiptarëve të mos kërkojnë azil politik në Evropë, por të dalin në sheshe për të larguar këtë qeveri. Koha fton për një protestë të fuqishme popullore, për t’u ndarë sa më shpejt nga aleanca e qelbësirave, e cila vazhdon të kundërmojë skenën politike shqiptare ”.

Berisha pastaj e akuzoi Ramën se në Kuvend, ka deputetë të PS-së që janë vrasës dhe përdhunues. “Është e vërtetë që ka gjykatës ripërdhunues, pasi nuk kanë dhënë vendimin e duhur. Është e vërtetë që në grupin e PS ka përdhunues, pengmarrës.  Është vërtetë që ka gjykatës që kanë vendosur pasuri në mënyrë të paligjshme, por nuk di që të ketë një pallat 5 katësh pa asnjë faturë bankare ndërtimore tatimore siç ka bashkëshortja e Ramës. Çdo gjë mund të bëjë, por vetëm moral nuk mund të shesë. Të besosh se Edi Rama do vërtetë reformë gjyqësore reale, është si të besosh se do të bëjë legalizimet falas apo se do të ulë çmimin energjisë, ndërkohë që po e rrit. Kjo është një qeveri e bazuar në skandale”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.