Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,586 ▲0.07%
DOW 46,340 ▲0.28%
NASDAQ 21,869 ▼0.36%
NAFTA 92.44 ▲4.89%
ARI 4,426 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,702 ▼ -0.81% ETH $2,132 ▲ +0.5% XRP $1.3974 ▼ -2.45% SOL $89.5700 ▼ -0.02%
S&P 500 6,586 ▲0.07 % DOW 46,340 ▲0.28 % NASDAQ 21,869 ▼0.36 % NAFTA 92.44 ▲4.89 % ARI 4,426 ▲0.42 % S&P 500 6,586 ▲0.07 % DOW 46,340 ▲0.28 % NASDAQ 21,869 ▼0.36 % NAFTA 92.44 ▲4.89 % ARI 4,426 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindje

Në konferencën e sotme për shtyp, Sali Berisha nuk harroi të uronte ish-presidentin Ilir Meta në 57-vjetorin e ditëlindjes së tij. Duke e cilësuar Ilir Metën të burgosur politik, Berisha akuzon Ramën se ka urdhëruar intimidimin e kreut të PL-së në qeli. Sipas tij Ergys Agasi me urdhër të Edi Ramës i dërgonte kriminelë në qeli për t’i shpuar shishet e ujit.

“U dërgoj një përshëndetje të përzemërt, të burgosurve politikë në qelitë e komisariateve dhe ti uroj nga zemra ditëlindjen, ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta, i burgosur kryesor politik në Shqipëri që po bën një betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut kundër narkoshtetit. Dënon me neverinë më të madhe, aktet e turpshme të intimidimit që ata i bëjnë, duke dërguar kriminelë për t’i shpuar shishet e ujit. Dhe akte të tilla që tregojnë fytyrën e poshtë të Edi Ramës. Që të gjitha janë me urdhër të Edi Ramës. Dhe kur një nga eksponentët kryesorë socialistë, me kërkesën e Tedi Blushit, deputetit, merret me këtë problem, rezultonte se operacionin e kryente Ergys Agasi me urdhër të Edi Ramës. Shikoni ku shkon Edi Rama. Shiko çfarë shpirt, se s’po i vë epitete, se meriton çdo epitet ka ky njeri. Çon kriminelë për të shpuar shishet e ujit, që ta lejë pa ujë. Mund të shkojë gjer këtu njeriu? As sigurimi i shtetit nuk i bënte këto”, deklaroi Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.