Ekonomia

BERZH, 5 milionë euro mbështetje financiare për agrobiznesin shqiptar

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të japë një tjetër mbështetje financiare në formë kredie për agrobiznesin shqiptar, në një vlerë prej 5 milionë eurosh.

Ky financim do të jetë pjesë e projektit të mbështetjes së agrobiznesit në Shqipëri.

Sipas njoftimit të BERZH, ky fond do të menaxhohet nga një organizëm privat.

Aktualisht projekti që i është propozuar BERZH ka kaluar dy faza, atë të konceptimit fillestar dhe rishikimin final ndërkohë që mbetet që në datë 6 prill të bëhet edhe aprovimi nga Bordi.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vlerëson si objektiv të kësaj kredie lehtësimin e aksesit në financë për agrobiznesin në Shqipëri duke adresuar hendekun e financimit, si një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet sektori. Mbështetja do të jetë si për fermerët, ashtu edhe për agrobiznesin për të ndikuar në ndërtimin e kapaciteteve, zhvillimin e produkteve dhe mbështetje për marketimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button