Ekonomia

BERZH: 5 milionë euro për OTP Bank Alania, për bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) do të ofrojë një hua prej 5 milionë Euro për OTP Bank Albania për të përmirësuar konkurueshmërinë për bizneset e vogla dhe të mesme në vend, si përgjigje ndaj pasojave të rënda tëshkaktuara nga pandemia e koronavirusit  në ekonominë vendase dhe rajonale.

Programi është pjesë e një nisme më të madhe të BERZH dhe BE për të mbështetur SME-të në Ballkanin Perëndimor. Sipërmarrjet mund të përfitojnë nga huatë për tëinvestuar nëpërmirësimin e linjave të prodhimit dhe paisjeve si dhe për të rritur standardet drejt përafrimit me BE për cilësinë e produktit, sigurinë dhe aspekte të tjera të ngjashme e për t’u bërë më të qëndrueshëm dhe konkurues në tregjet vendase dhe ato të jashtme.

Krahas kësaj, SME-të mund të përfitojnë asistencë teknike të personalizuar për të përgatitur projektet, si dheincentiva në formë granteshme vlerë deri më 15% të totalit të huasë pas përfundimit të suksesshëm të projekteve. Asistenca teknike dhe grantetdo të jenë të financuara nga fondet e Bashkimit Europian.

Matteo Colangeli, Drejtor i BERZH në Shqipëri tha: “Ne jemi shumë të lumtur të prezantojmë programin për Konkurueshmërinë e SME-vë në Shqiperi  dhe të rrisin partneritetin tonë me OTP Bank. Pas implementimit të suksesshëm në vende të tjera të rajonit, ne jemi të sigurtë se programi do t’i ndihmojë SME-të shqiptare për përafrimin me standardet e BE, përmirësimin e performancës së tyre dhe rritjen e konkurueshmërisë vecanërisht në tregjet e eksportit.

Luigi Soreca, Ambasador i BE në Shqipëri tha: “Programi i BERZH dhe BE për Konkurueshmërinë mbështet SME-të në Ballkanin Perëndimor. Ai përfaqëson një hap të mëtejshëm për SME-të shqiptare në rrugëtimin e tyre drejt një ekonomie konkuruese  të bazuar tek ekspertiza e njohurive. Përgatitja teknologjike dhe sofistikimi i bizneseve janë shtysa të rëndësishme drejt rritjes së standardeve ndaj BE është e lumtur të ofrojë ndihmën e saj.“

Bledar Shella, Drejtor i OTP Bank Albania tha: “Mbështetja e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) në vend ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një zgjedhje strategjike e OTP Bank Albania. Kur programet, si ky që prezantojmë sot ,me mbështetjen e BERZH paraqiten si mundësi, angazhimi ynë për t’u dhënë jetëështë maksimal. Ne kemi besuar gjithnjë se potenciali i sipërmarrjeve shqiptare në segmentin e SME-ve është shumë i madh dhe mundësitë për t’u bërë konkurues në tregjet e huaja nuk mungojnë tani. Sot u formalizua pikërisht kjo qasje që synon të përforcojë dhe lehtësojëProgramin e Konkurueshmërisë midis SME-ve.“

Deri më sot BERZH ka investuar 1. 4 miliardë Euro në 100 projekte në Shqipëri. Strategjia e Bankës në vend fokusohet tek qeverisja, konkurueshmëria e sektorit privat, përfshirja, diversifikimi i energjisë dhe tranzicioni drejt minimizimit të emetimeve të karbonit.

 

 

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button