☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,141 ▼ -3.81% ETH $1,988 ▼ -3.57% XRP $1.3254 ▼ -2.98% SOL $82.6000 ▼ -4.43%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

BERZH bën parashikimin për ekonominë shqiptare, situata 2023-2024

BERZH bën parashikimin për ekonominë shqiptarRritja ekonomike në vendin tonë do të jetë në nivelin 2.5% këtë vit. Parashikimi vjen nga BERZH, i cili konstaton inflacionin si faktor pengues për një rritje më të fortë. Kosova pritet të ketë rritjen më të madhe me madhe në rajon me 3.5 %.

Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 2.5% më 2023, ndërsa në vitin 2024 rritja do të jetë 3.3%. Ky është parashikimi i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në projeksionin që ka bërë në raportin e fundit.

Sipas raportit, prodhimi në rajonin e BERZH pritet të rritet me 2.2 për qind në vitin 2023, ndikuar nga inflacioni, i cili mbetet ende në nivele të larta, pavarësisht prirjes në rënie.

Sa i përket konsumit, banka europiane thotë se ai ishte i qëndrueshëm në shqipëri dhe rajon, edhe pse cmimet e larta e frika për rritjen e mëtjeshme të tyre ishte e pranishme tek familjet.

Parashikimet e BERZH mbulojnë vendet në zhvillim në tre kontinente. Ekonomia e këtyre vendeve pritet të zgjerohet me 2.2 për qind në vitin 2023, pak më ulet se 2.3 për qind nga parashikimi i shkurtit.

Rritja pritet të përshpejtohet në 3.4 për qind në vitin 2024, ndërsa presionet inflacioniste po ulen gradualisht.

Ekonomistët e BERZH pohuan se ritmet më të ulëta të rritjes ketë vit u ndikuan nga tërmetet e shkurtit në Turqi, shtrëngimin e pritshëm të kushteve të kreditimit; reformat e vonuara në Mesdheun Jugor dhe lindor dhe inflacioni i vazhdueshëm në Evropën Qendrore dhe në shtetet baltike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.