Ekonomia

BERZH, e vendosur të forcojë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), një nga investitorët më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, ka theksuar angazhimin e saj të fortë për të ndihmuar forcimin e ekonomive në të gjithë rajonin me anë të mbështetjes për integrimin ekonomik dhe të qëndrueshëm.

Në një njoftim për shtyp të BERZH, bëhet e ditur se zyrtarë të BERZH-it që kanë marrë fjalën në forumin e biznesit për Ballkanin Perëndimor, pjesë e samitit  2016 në Paris, u përqendruan në nevojën për burime financiare private për të plotësuar nevojat për investime të rajonit.

Në komentet e tij në seancën e hapjes, Presidenti i BERZH-it Alain Pilloux identifikoi lidhjen me rajonin si një qëllim kryesor . “Ndihma e biznesit dhe qytetarëve përtej tregjeve dhe kufijve është një sfidë kryesore për të gjithë ne”, tha Pilloux.

Integrimi rajonal ka luajtur një rol të madh në investimet e BERZH-it në këtë rajon, të cilat kanë marrë financim nga BERZH prej mbi 1.3 miliardë euro në vitin 2015. Deri më tani këtë vit në Ballkanin Perëndimor dhe Kroaci, BERZH ka nënshkruar më shumë se 25 projekte me vlerë mbi 600 million euro.

Zv/ Presidenti i BERZH theksoi gjithashtu potencialin e madh për investime në Ballkanin Perëndimor, një rajon që gëzon një regjim të favorshëm tatimor dhe perspektiva të integrimit me Bashkimin Evropian. Por ai shtoi se hendeku i financimit të rajonit do të mund të permbushet vetëm me përfshirjen e sektorit privat ne  një axhendë rigjallërimi të privatizimit.

Duke komentuar mbi mundësitë në infrastrukturën e transportit në rajon, Drejtori Menaxhues i BERZH-it për Infrastrukturën, Thomas Maier, theksoi rëndësinë e lidhjes rajonale për t’u lidhur  me vendet e Ballkanit Perëndimor me tregjet e BE-së dhe për të përmirësuar ndërlidhjen brenda rajonit.

Deri më sot, BERZH ka dhënë fonde për mbi 70 projekte me vlerë 2.5 miliardë euro në sektorin e infrastrukturës, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera financiare ndërkombëtare dhe me Bashkimin Evropian.

BERZH ka investuar 1.1 miliard euro në këtë sektor në një total prej 34 projekte, duke siguruar mbështetje për reformat e sektorit në Shqipëri nëpërmjet një investimi 218 milionë euro në kompaninë më të madhe të vendit, prodhimit të energjisë elektrike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button