🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.63 ▲2.65%
ARI 4,583 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,684 ▲ +5.9% ETH $2,320 ▲ +9.88% XRP $1.2338 ▲ +14.69% SOL $87.3800 ▲ +6.04%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.63 ▲2.65 % ARI 4,583 ▲0.84 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.63 ▲2.65 % ARI 4,583 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kronika

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një përditësim zyrtar mbi situatën e zjarreve në të gjithë territorin e vendit, ku deri në orën 20:00 janë regjistruar gjithsej 18 vatra zjarri. Prej tyre, 9 vatra mbeten aktive, ndërsa 3 të tjera ndodhen nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e emergjencës.

Mobilizimi i forcave në terren dhe mbështetja nga ajri

Për përballimin e situatës kritike janë angazhuar trupa të shumta nga toka dhe ajri. Në operacionet e shpëtimit dhe fikjes së flakëve po marrin pjesë 383 forca operacionale civile dhe 24 automjete zjarrfikëse, të cilat mbështeten nga 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 1 mjet zjarrfikës ushtarak si dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

“Mbetet vatra më problematike Gojan–Gjegjan në Pukë, për shkak të terrenit të thyer dhe erës së fortë. Forcat janë përqendruar në mbrojtjen e banesave, ndërsa është kryer edhe evakuimi i banorëve të zonës,” njofton zyrtarisht Ministria e Mbrojtjes.

Gjendja në vatrat kryesore, harta e rrezikut

Në vatrat e tjera kryesore, ndërhyrja e koordinuar ka sjellë parandalimin e dëmeve në zona të banuara:

  • Mali i Milotit (Kurbin): Ndërhyrja vijon me 3 mjete zjarrfikëse, 1 autobot, 20 efektivë të FA-së dhe 2 helikopterë. Rreziku i drejtpërdrejtë për shtëpitë është eliminuar.
  • Mali i Dajtit: Pas një riaktivizimi, po punohet nga toka dhe me 1 helikopter të FA-së, pa rrezik për banesat.
  • Gjon (Bulqizë): Vatra mbetet aktive dhe po ndiqet nga 5 zjarrfikës, 22 vullnetarë dhe 4 forca bashkiake me fokus mbrojtjen e objekteve të banimit.
  • Ballaxhiaj (Memaliaj): Zjarri është vënë nën kontroll dhe ndodhet larg zonave të banuara.

Gjithashtu, situata paraqitet e stabilizuar në Qafë Helmes dhe Lufaj të Mirditës, ku zjarret janë fikur ose izoluar, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon koordinimin e të gjitha strukturave në nivel kombëtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.