☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,816 ▼0.12%
DOW 47,930 ▼0.53%
NASDAQ 22,873 ▲0.22%
NAFTA 98.23 ▲0.37%
ARI 4,785 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,935 ▲ +0.64% ETH $2,242 ▲ +0.92% XRP $1.3519 ▼ -0.58% SOL $84.6400 ▲ +0.25%
S&P 500 6,816 ▼0.12 % DOW 47,930 ▼0.53 % NASDAQ 22,873 ▲0.22 % NAFTA 98.23 ▲0.37 % ARI 4,785 ▼0.68 % S&P 500 6,816 ▼0.12 % DOW 47,930 ▼0.53 % NASDAQ 22,873 ▲0.22 % NAFTA 98.23 ▲0.37 % ARI 4,785 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Beteja për Mosulin, ushtria irakiane merr lindjen e qytetit

Ushtria e Irakut ka njoftuar rimarrjen e plotë të pjesës lindore të Mosulit nga militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik. Shefi i Antiterrorit, Talib Shaghati tha për reporterët se ushtria kishte shtënën nën kontroll bregun lindor të lumit Tigër, që ndan qytetin.

Forcat qeveritare kanë bërë përparime të shpejta përmes lindjes së Mosulit që prej nisjes së ofensivës së tyre atje muajin e kaluar. Disa luftëtarë të ISIS-it, gjithsesi, raportohen të jenë mbyllur në zonat verilindore të qytetit irakian.

Ofensiva për rimarrjen e Mosulit u nis në tetor të vitit të kaluar, më shumë se dy vite pasi xhihadistët pushtuan qytetin, përpara se të merrnin nën kontroll territore të shumta në veri dhe perëndim të Irakut. Operacioni pati një nisje të ngadaltë për shkak të rezistencës së fortë të militantëve të ISIS, si dhe kundërsulmeve të tyre.

Forcat irakiane të sigurisë, luftëtarët kurdë “Peshmerga”, si dhe fiset arabo-sunite e milicitë shiite, të asistuara nga avionët luftarakë të koalicionit të udhëhequr prej SHBA-ve dhe këshilltarë ushtarakë, janë përfshirë në këto luftime.

Të premten e kaluar, ushtria nisi operacionin për të marrë kompleksin e Universitetit të Mosulit, të përdorur nga militantët e ISIS si një bazë, ndërkohë që sipas zyrtarëve irakianë aty prodhohen edhe armë kimike.

Më shumë se 100 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Mosul dhe periferitë e tij, ndërkohë që zyrtarët e OKB-së kanë paralajmëruar se këto shifra mund të rriten, në një kohë që forcat proqeveritare vijojnë përparimin e tyre drejt qytetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.