Ekonomia

Biba: 4 gjoba për shkelje të rënda në tregun e konkurrencës

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba deklaroi sot se gjatë vitit 2022 u kryen 15 monitorime në tregjet sensitive dhe me impakt të drejtpërdrejtë tek konsumatori, ndërsa u vendosën 4 gjoba në masën 224 milionë lekë.

Biba raportoi sot para Komisionit të Ekonomisë dhe Financave lidhur me veprimtarinë e punës për vitin 2022.

“Në vitin 2022 u kryen monitorime në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, sektorin e arsimit të lartë, tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, tregun e prodhimit dhe tregtimit të naftës bruto, tregun e ofrimit të shërbimit të fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës, tregun e veprimtarive ekonomike që zhvillohen nga Federata Shqiptare e Futbollit, tregun e ofrimi i shërbimit të marrjes së qelizave staminale, tregun e tregtimit me shumicë i karburantit naftë dhe benzinë, shërbimeve celulare, tregun me shumicë të terminimit të thirrjeve ndërkombëtare, tregun e sigurimeve për produktin kartoni jeshil, sigurimeve për produktin TPL, tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjekësore, tregun e shërbimeve të infrastrukturës aeroportuale, tregun e shërbimeve bankare, etj”, bëri të ditur Biba.

Ai theksoi se gjobat e vendosura nga AK për vitin 2022 kapin shifrën e 224 milionë lekëve.

“Gjatë vitit 2022 u zhvilluan 11 procedura hetimore për marrëveshje të ndaluara në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumicë të vajit vegjetal, tregut të barnave dhe pajisjeve mjek tregtimit me shumicë të karburantit dhe importit të shitjes me shumicë të plehrave kimike, importit prodhimit dhe shitjes me shumicë të çimentos dhe prodhimit të betonit në qarkun Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Hetime për abuzim në pozitën dominuese kanë qenë tregu i menaxhimit të faciliteteve të parkimit të TIA-s, tregu i shërbimeve celulare, tregu me shumicë i terminimit të thirrjeve ndërkombëtare, tregu ku operojnë subjektet financiare jo banka tregu oi ofrimit i ofrimit të shërbimit të instrumenteve matës nëpërmjet instrumenteve shpërndarës të karburanteve dhe gazit të lëngshëm, etj”, u shpreh ai.

Ai theksoi se gjobat e vendosura nga AK për vitin 2022 ishin në nivelin më të lartë të historikut 18-vjeçar të AK-së.

“Gjobat u vendosën për shkelje të rënda në tregun e konkurrencës, përkatësisht në tregun e importit të tregtimit me shumicë të plehrave kimike, në tregun e prodhimit dhe tregtimit të naftës bruto, në tregun e menaxhimit të faciliteteve të parkimit të TIA-s, si dhe në tregun e importit të grurit dhe miellit. Gjobat kapin vlerën e mbi 224 milionë lekëve, një shifër kjo rekord në historikun 18-vjeçar të AK-së“, deklaroi kreu i AK.

Biba foli dhe për situatën në tregun celular, për të cilën tha se jemi në kushtet e një duopoli. Një situatë e ngjashme tha ai po vërehet në të gjithë botën, për shkak se investimet që kërkon ky treg janë të larta dhe kompanitë e kanë të pamundur t’i përballojnë.

Biba bëri të ditur se këto tregje janë nën monitorim të vazhdueshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button