Kronika

Bie në humnerë, vdes turistja australiane

Një turiste australiane ka gjetur vdekjen në zonën e Valbonës pas rënies nga një lartësi e madhe.

Shtetasja me inicialet A.V.SH., 56 vjeç, ka qenë duke vizituar zonën e njohur si Qafa e Valbonës kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një lartësi prej 80 metrash.

Sipas policisë vendore, 56-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga rënia.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet paraprake për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button