🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.46 ▲3.78%
ARI 4,329 ▼1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,434 ▲ +3.59% ETH $2,135 ▲ +3.93% XRP $1.4117 ▲ +1.85% SOL $90.2900 ▲ +4.59%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.46 ▲3.78 % ARI 4,329 ▼1.79 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.46 ▲3.78 % ARI 4,329 ▼1.79 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Bota

Bie popullariteti i Trump, vetëm 36% miratojnë veprimet

Vetëm 36% e amerikanëve e aprovojnë performancën e Donald Trump në zyrën ovale. Sondazhi i fundit i realizuar nga “Washington Post”/”ABC News” tregon se popullariteti i Presidentit të Shteteve të Bashkuara ka rënë në nivelin më të ulët të 6 muajve të para në detyrë të një kryetari të shtetit amerikane përgjatë 70 viteve të fundit.

Vetëm disa orë pasi sondazhi u bë publik, Trump iu kthye “Twitter”-it për të mbrojtur veten, duke i kujtuar realizuesve të anketimit se në kohën e zgjedhjeve, ishin gabuar shumë në parashikime.

Të dielën, po përmes rrjetit të vet të preferuar social, ai kritikoi sërish median duke e akuzuar se “po shkatërron demokracinë” me mbulimin e bërë takimit që djali i tij pati vitin e kaluar me një juriste ruse, nën premtimin se do t’i ofroheshin informacione dëmtuese për rivalen e të atit në zgjedhje, Hillary Clinton.

“Hillary Clinton mund të siguronte në mënyrë të paligjshme pyetjet për debatet, apo mund të fshinte 3,000 e-maile, ndërkohë që është djali im Don ai që qortohet nga media e lajmeve të rreme?”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë në platformën e tij të preferuar.

Trump i referohej e-maileve që Clinton fshiu nga kompjuteri i saj privat në periudhën kur ishte Sekretare Shteti, si dhe pretendimeve se media ja kishte treguar pyetjet para se ajo të përballej në një debat me një rival brenda partisë së saj demokrate disa muaj para zgjedhjeve të nëntorit.

“Përmes burimeve të rreme dhe paidentifikuara, “fake neps” po shkatërrojnë demokracinë në vendin tonë!” – shkruajti të dielën Presidenti Trump në profilin e tij në “Twitter”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.