Bien prurjet e Vjosës, disa shtëpi ende nën ujë në Vlorë
Edhe pse niveli i prurjeve të lumit Vjosë ka rënë me 40 cm, situata vijon të jetë e rënduar në fshatrat Fitore dhe Novoselë të Vlorës.
Mësohet se 77 banesa janë nën ujë, 7 në Novoselë dhe 70 në Fitore.
Niveli i ujit ka arritur deri në 2 metra në banesa. Rrugët që lidhin këto fshatra janë totalisht të bllokuara nga uji.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.