☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,141 ▼ -3.81% ETH $1,988 ▼ -3.57% XRP $1.3254 ▼ -2.98% SOL $82.6000 ▼ -4.43%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Bota

Biznes me leverdi: trafikantët përdorin anije mallrash

Anije të vjetra mallrash, të ngarkuara plot me qindra refugjatë: trafikantët e njerëzve në Mesdhe me sa duket po ndjekin një taktikë të re. A mban përgjegjësi për këtë politika e BE për refugjatët?

Anija Ezadeen para bregdetit italian 02.01.2015

360 refugjatët e anijes “Ezadeen” janë në vend të sigurt. Në disa strehime në Italinë e Jugut i ndanë autoritetet sirianët. Ata u zbuluan të enjten në mbrëmje nga rojet bregdetare italiane në një anije mallrash pa drejtues, rreth 150 kilometra larg qytetit bregdetar Crotone. Është hera e dytë brenda pak ditësh që trafikantët e njerëzve i lënë në duart e fatit qindra refugjatë në një anije të vjetër. Bashkimi Evropian tregohet i alarmuar.

Politikë cinike

Me sa duket trafikantët me anijet për skrap po ndjekin një taktikë tjetër. “Ky është reagim ndaj faktit që Evropa nuk e vazhdon operacionin “Mare Nostrum” të Italisë. Tani industria e trafikantëve ndjek rrugë tjetër”, ankohet Karl Kopp, ekspert për Evropën i Organizatës së të Drejtave të Njeriut “Pro Asyl” në intervistë me Deutsche Welle-n.

“Mare Nostrum” është emri i një operacioni shpëtimi në det, të iniciuar nga Italia – si reagim ndaj mbytjes së më shumë se 400 refugjatëve para ishullit italian të Lampeduzës në tetor 2013. Po këto janë ditët e fundit të këtij operacionio, sepse qeveria e Romës nuk dëshiron t’i përballojë edhe më tej shpenzimet prej nëntë milionë eurosh në muaj. Një pjesë të këtyre detyrave e ka marrë përsipër që prej vjeshtës një mision i BE me emrin “Triton”: shtatë anije, katër avionë të rojes bregdetare dhe një helikopter janë në dispozicion të agjencisë së mbrojtjes së kufirit Frontex.

Por ndryshe nga “Mare Nostrum”, “Triton-i” mund ta kryejë aktivitetin e tij vetëm para brigjeve të BE – dhe jo direkt para Afrikës së Veriut. Fundi i “Mare Nostrum” pritet që t’i shtojë rreziqet për refugjatët. “Kapacitetet e shpëtimit në det u ulën me vetëdije, llogaritet vdekja e njerëzve dhe pastaj dëgjohen ankesa për strategjitë e reja të trafikantëve të njerëzve. Kjo është cinike”, e komenton zëdhënësi i Pro-Asyl Kopp këtë vendim.

Moti shkaku më i rëndësishëm?

Përdorimi i anijeve të mallrave mund të jetë një reagim ndaj këtij zhvillimi politik. Anijet me mallra kanë edhe përparësi të tjera: madhësia e tyre i bën ato të përshtatshme që të përdoren edhe në mot të keq, në dallim nga varkat e peshkatarëve ose nga varkat e gomës – dhe ato mund të përshkojnë distanca shumë më të mëdha.

Frontex-i sheh edhe motin si shkak qendror për tendencën që vëren që prej një çerek viti agjencia për mbrojtjen e kufirit të BE. “Kjo nuk ka të bëjë me përfundimin e “Mare Nostrum”, por ndoshta para së gjithash me motin”, i thotë drejtori ekzekutiv i Frontex-it, Gil Arias Fernandez gazetës Süddeutsche Zeitung.

Jo vetëm rrugët, por edhe metodat e trafikantëve kanë ndryshuar. Deri tani ata u jepnin vetëm një telefon satelitor refugjatëve dhe i linin në mëshirën e fatit. Tani për të lëvizur një anije mallrash duhet një ekipazh profesionist. Ky ekipazh qëndron ditët e para në bord, dikur e kalon në autopilot komandimin e anijes dhe zhduket. Udhëtimet nuk bëhen me anije mallrash më të sigurta. Në rastin e anijes së mallrave”Blue Sky M”, kursi i anijes me motor të ndezur ishte caktuar i tillë që anija po ecte në drejtim të shkëmbinjve të bregdetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.