☁️
Tiranë 10°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.22 ▼4.55%
ARI 5,011 ▼1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,388 ▲ +3.76% ETH $2,349 ▲ +10.46% XRP $1.5302 ▲ +8.05% SOL $95.9700 ▲ +8.21%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.22 ▼4.55 % ARI 5,011 ▼1 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.22 ▼4.55 % ARI 5,011 ▼1 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Biznesi: Qeveritë t`i lenë mbledhjet simbolike por të bëjnë punë konkrete

Dy ditë para mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, bizneset e të dy vendeve kërkojnë nga to të lënë mënjanë simbolikën dhe të marrin masa konkrete për të lehtësuar ekonomitë.

1426946375biznessiAgim Shahini, i Dhomës Kombëtare të Tregtisë listoi disa nga 16 kërkesat që biznesi i drejton Qeverisë për shqyrtim.

“Të pranohen dokumentet zyrtare të organeve kompetente të dy shteteve, si të doganave dhe të Dhomave të tjera kontrolluese të kualitetit dhe të cilësisë; të trajtohen produktet e prodhuara në Shqipëri dhe në Kosovë, si produkte me prejardhje nga dy vendet tona”, tha Shahini

“Të heqim barrierat fisjale, të heqim TVSH-në, të bëjmë produktin ‘Made in Albania’ të konkurrojë Serbinë dhe rajonin. Po na mbyt Serbia me produktet e veta, se ne nuk jemi një grusht i fortë midis njëri-tjetrit”, thotë Donika Mici.

Edhe pse qeveritë e të dy vendeve janë angazhuar publikisht për lehtësira maksimale, bizneset thonë se po përballen me barriera absurde.

“Për shembull, një produkt që prodhohet në Durrës, në fabrikën e vajit dhe në Kosovë nuk pranohet prodhimi dhe kjo është për të dëmtuar shkëmbimet tregtare mes vendeve tona”, tha Shahini.

“Ka dëshirë, por nuk po përkthehet kjo gjë në lëvizje konkrete në masa konkrete, në produkte konkrete. Lëvizin më shpejt makinat në doganë, por procedurat janë prapë ato që kanë qenë”, thotë Luan Bregasi, drejtuesi i “Bussines Albania”.

Së bashku me 5 vende të tjera të rajonit Shqipëria dhe Kosova janë pjese e marrëveshjes CEFTA, që rregullon tregtinë e lirë mes tyre. Por biznesi kërkon që të dy vendet të kenë një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik dhe të mos qëndrojnë në të njëjtat pozita si vendet e rajonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.