☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.41 ▲1.02%
ARI 4,725 ▲0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,920 ▲ +1.68% ETH $2,099 ▲ +3.59% XRP $1.3412 ▲ +1.31% SOL $82.9900 ▲ +0.69%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.41 ▲1.02 % ARI 4,725 ▲0.99 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.41 ▲1.02 % ARI 4,725 ▲0.99 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Blerja e ABCOM nga Vodafone, palët kërkojnë autorizimin e Konkurrencës

Pak muaj më parë Vodafone Albania njoftoi se nënshkroi një marrëveshje qe sanksiononte blerjen kompanisë ABCOM sh.p.k. Tashmë kjo marrveshje ka mbërritur në Autoritetin e Konkurrencës i cili duhet të japë mendimin e tij lidhur me transaksionin. Sipas Konkurrencës palët e interesuara kanë shtatë ditë afat për të shprehur opinionet e tyre dhe më pas i takon këtij institucioni që të shprehet për autorizimin. Në njoftimin e Autoritetit jepen detaje mbi kompanitë dhe profilin e tyre të biznesit.

“Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar njoftimi në lidhje me përftimin e drejtpërdrejtë të kontrollit nga Vodafone Albania SHA të ABCOM SHPK. Në datë 25 tetor 2019, palët kanë nënshkruar “Marrëveshje për shitje dhe blerje” përmes së cilës Vodafone Albania SHA synon të zotërojë 100% të kapitalit të ABCOM SHPK, së bashku me të gjitha filialet e tij në Shqipëri.

Palët pjesëmarrëse:

Pala blerëse: Vodafone Albania SHA ( VFAL) është një shoqëri aksionare e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt veprimtarie: Krijimin dhe vënien në punë të sistemeve të radio telefonisë së lëvizshme celulare GSM dhe kërkimi, projektimi, krijimi dhe venia në punë e Sistemeve të telekomunikacionit, përfshirë rrjetet e internetit (“Sistemet”),etj. Kryerja e transferimeve ndërkombëtare (eksport dhe/ose rieksport, import) të artikujve me përdorim të dyfishtë në funksion të kryerjes së aktivitetit kryesor të Shoqërisë. VFAL është nën kontrollin fundor të Grupit Vodafone (“Vodafone Group”) shoqëria holding një grupi shoqërisë me aktivitet kryesor operimin e rrjeteve të telefonisë së lëvizshme dhe ofrimin e shërbimeve të telefonisë së lëvizshme, të tilla si shërbimi i telefonisë celulare, mesazheve dhe shërbimi i të dhënave.

Pala shitëse: American Broadband B.V. është një shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar e themeluar në Holandë,.

Shoqëria Target: ABCOM SHPK, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar sipas legjislacionit shqiptar me objekt veprimtarie: Të ideojë, zbatojë dhe të menaxhojë rrjete të telekomunikacionit dhe transmetimit të të dhënave dhe interkoneksionet në përgjithësi, etj. Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të Ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros” thuhet ne shpalljen e Konkurrencës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.