☁️
Tiranë 10°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,806 ▲ +0.96% ETH $2,241 ▲ +2.07% XRP $1.3510 ▲ +0.33% SOL $84.4000 ▲ +1.25%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Blushi bën një propozim të ri: Arsimi i mesëm duhet të bëhet i detyrueshëm

Deputeti dhe themeluesi i LIBRA-s, Ben Blushi me një shënim në profilin e tij në Facebook, ka bërë publik një tjetër propozim të tij dhe të partisë.

Sipas tij, edhe arsimi i mesëm duhet të bëhet i detyrueshëm.

Ja çfarë shkruan Ben Blushi:

LIBRA ka një propozim të ri.

Arsim i Mesëm i Detyrueshëm. Sot fëmijët e Shqipërisë mund të mos shkojnë në gjimnaz nëse nuk duan apo nuk munden çka është një nga arsyet kryesore te dobësimit te tregut tonë të punës, të kriminalitetit të lartë në mosha te reja, të papunësisë dramatike të të rinjve si dhe të injorancës që po përhapet si epidemi.

LIBRA është e bindur se fëmijët deri 18 vjeç duhet të shkojnë në shkollë me detyrim. Duke kushtëzuar prindërit e tyre me gjoba, me paga apo ndihma ekonomike. Shkollimi nuk është çështje personale por një detyrim qe shoqëria ka ndaj individit dhe individi ka ndaj shoqërisë.

Arsimi është ilaçi kryesor në luftën kundër varfërisë.

Imagjinoni sa fëmijë do kishin shpëtuar nga rruga, nga droga, nga krimi dhe punët e zeza nëse do ishin të detyruar nga shteti te shkonin ne shkollë deri 18 vjeç.

Shqipëria mund të ndryshojë vetëm nga shkolla!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.