☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,644 ▼ -0.28% ETH $2,153 ▲ +0.11% XRP $1.4457 ▼ -0.74% SOL $90.3000 ▲ +1.05%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Blushi: Do kandidoj në Tiranë. Nuk ka vend për ne në çadrën e PD

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi do të kandidojë në Tiranë në zgjedhjet e 18 qershorit. Në një dalje publike për mediat, ai foli për propozimet e dy deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Unë do kandidoj në qytetin e Tiranës, që është qyteti ku kam lindur”, është shprehur Blushi.

Blushi bëri të ditur se nuk do i bashkohet protestës së Partisë Demokratike. “Flas për dy parti të vjetra që administrojnë zgjedhjet tona dhe cfarë vendosin që cilësia të jetë më e ulët, zgjedhjet më të shtrenjta dhe ata kanë të drejtë që me duopol të numërojnë gjithë votat. Pse? Nëse ne jemi 66 rivalë në zgjedhje vetëm dy kanë të drejtën e votave të 66-tve. Kjo nuk ndodh asgjëkundi. PD nëse heq dorë nga ky monopol që ka ndoshta mund të krijonte më shumë simpati se sot. Ajo është çadra e Sali Berishës dhe aty nuk ka vend për ne”, tha Blushi.

LIBRA do të kërkojë një tavan shpenzimesh gjatë fushatës zgjedhore për çdo parti politike, njësoj si modeli francez, duke u shprehur që ky tavan të jetë 300 mijë euro. Gjithashtu kërkohet një Bord Monitorimi dhe Transparence të shpenzimeve të fushatës. Blushi kërkon gjithashtu që numërimi elektronik të vihet në lëvizje urgjentisht dhe të jetë i zbatueshëm për zgjedhjet e 2017.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.