☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,465 ▼ -1.97% ETH $2,204 ▼ -1.85% XRP $1.3328 ▼ -0.94% SOL $82.2200 ▼ -2.39%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

“Bomba” e 38-të: Xhaferri e quan “legen” ministrin Mile Janakievski

Lideri i LSDM-së, publikoi bisedë mes Ali Ahmetit dhe Beqir Asanit.

“Nëse mundesh kputja, jepja nga 1 mijë” shprehet Ahmeti duke kërkuar nga Asani për t’i dhënë levërdi një biznesmeni.

Në bisedën mes Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit, dëgjohet si Gruevski kërkon leje nga Ahmeti të rrëzohet banesa në Çair para ambasadës së Amerikës.

“Më duhet ndihmë nga ti. Është banesë e egër, në fakt do të rrëzohen disa kate. Këto “tuajt” bëjnë problem. Mos bëjnë ndonjë incident. Shih fol me këta tuajt dhe thuaji Musës mos të bëjë problem.” thotë Gruevski.

Ahmeti thotë që problemi i rrëzimit të këtij objekti nuk e dëmton BDI-në, dhe ai është kundër ndërtimeve të egra.

Ahmeti më pas flet me Beqir Asanin i cili kërcënohet se “do ta vret me kallash” një person në fjalë.
Musa Xhaferi në bisedë me Beqir Asanin pranon se “ka dalë prej vetes” për një punë që nuk mundet ta zgjidhin në lidhje me ndonjë leje për ndonjë objekt në Çair.

Xhaferri e quan “legen” ministrin Mile Janakievski.

Xhaferri në bisedë me Asanin diskutojnë edhe punën e involvimit të Artan Grubit “në punët e tyre”.

Ish ministrja Gordana Jankullovska në bisedë me një bashkëpunëtor u drejtohet deputetëve të BDI-së me termin “indijanët e Çairit” duke u frikuar se “shiptarit” do të dalin të bëjnë incident kur ta rrëzojnë shtëpinë para ambasadës së Amerikës. Ajo thotë që rrëzimin do ta lënë pas Vitit të Ri sepse “fisi shqiptar” do ti sulmojë edhe policinë nëse nuk ka punë të kryer mirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.