Maqedonia

Bomba e opozitës, temë e mediave botërore

Akuzat e LSDM-së se drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov ka marrë provizion për furnizimin me pajisje përgjuese, kanë jehuar edhe në mediat botërore. New York Times dhe ABC News, mes të tjerash i kushtoheshin artikullit të Asociated Press me titull “Shefi i policisë sekrete maqedonase akuzohet për ryshfet në biznesin me Izraelin”.

bomba-e-opozit-euml-s-tem-euml-e-mediave-bot-euml-rore_hd“Zoran Zaev…publikoi biseda të regjistruara në mënyrë të paligjshme, për të cilat thotë se tregojnë që shefi i policisë sekrete Sasho Mijalkov, bashkëpunëtorja e tij dhe një person nga Izraeli merren vesh për transferim parash ryshfeti. Zaev nuk e saktësoi shumën, por tha se ajo ka qenë me disa zero. Mijalkov i hodhi poshtë akuzat duke konfirmuar se ka pranuar donacion prej 5,5 milion eurosh për blerjen e pajisjeve për forcat speciale të policisë”, shkruante New York Times.

Alsat-M sot dërgoi zyrtarisht edhe disa pyetje në adresë të ambasadës së Izraelit. Tani për tani nuk kemi as koment për pohimet, dhe as për mënyrën se si do të veprojë Tel Avivi zyrtar. Në skenën politike vendore tani për tani nuk ka as reagime të reja, pas bombës së fundit të Zaevit. Pasi lideri i LSDM-së akuzoi Mijalkovin për rryshfet disa milionësh në bashkëpunim me izraelitët, shefi i DSK-së paralajmëroi padi kundër Zaevit, pasi sipas tij nuk është fjala për ryshfet, por për donacion nga një vend mik.

“Bëhet fjalë për 5,5 milion euro para të huaja si ndihmë për efikasitet më të madh të forcave speciale. Për gjithë këtë, ekziston marrëveshje zyrtare për donacionin që është klasifikuar me shkallën më të lartë të sekretit shtetërorë”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Ndaj këtij qëndrim të Ministrisë së Brendshme, reagoi edhe vetë Zaev në profilin e tij në Facebook. Ai ngrinte pyetjen se “cili donacion kalon me para në dorë”? Zaev ironizonte madje se si i ka marrë për bazë këto telefonata pushteti, kur deri dje akuzonte se ato janë të krijuara, të montuara, të prera dhe të ngjitura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button