☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.12 ▲1.49%
ARI 4,542 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,522 ▲ +1.27% ETH $2,051 ▲ +2.45% XRP $1.3537 ▲ +1.7% SOL $83.6400 ▲ +1.19%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kosova

Borchardt: Nuk ka padi sekrete për serbët e Kosovës

borchardt-nuk-ka-padi-sekrete-p-euml-r-serb-euml-t-e-kosov-euml-s_hdShefi i misionit të BE-së në Kosovë, Bernd Borchardt, ka hedhur poshtë pretendimet se serbët nuk i besojnë EULEX-it, ndërsa ka shtuar se ata që nuk kanë kryer krime, nuk kanë nevojë që të frikësohen.

Gjithashtu, gjatë një interviste për të përditshmen serbe “Politika”, Borchardt theksoi se nuk ekziston ndonjë listë apo padi sekrete për serbët në Kosovë.

“Ne e dimë, bazuar në intervistat, që njerëzit duan të heqin qafe krimin e organizuar, i cili paralizon ekonominë, abuzimin me drogën, dhunën në familje dhe duan siguri nëpër rrugë”, tha Borchardt, transmeton Telegrafi.

Për të përditshmen beogradase, Borchardt gjithashtu tha se pavarësisht garancisë se Qeverisë të Serbisë, lideri i SDP, Oliver Ivanoviq, ish-shef i administratës së policisë në Mitrovicë, Dragolub Delibasiq nuk mund të mbrohen në liri, sepse këtë nuk e lejojnë ligjet e Kosovës.

Gjithashtu, ai mohoi akuzat e Oliver Ivanoviqit, i cili pretendon se EULEX-i ndjek standarde të dyfishta, i cili ka tërhequr paralele mes tij dhe Ismet Haxhës, i akuzuar nga “Grupi Drenicës”, që u la përkohësisht i lirë, por që më pastaj sërish u burgos.

“Kohët e fundit kam qenë në një vizitë shumë pozitive dhe produktive në Serbi dhe kam pasur takim me Aleksandar Vucic, por edhe me Ministrin Dacic, Stefanoviq dhe ministrin e Drejtësisë, Selakovic. Në ligjet e Kosovës nuk parashikohet ndonjë anë lehtësuese apo lirim me kusht”, përsëriti Borchardt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.