☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.05 ▼1.68%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,670 ▲ +0.97% ETH $2,343 ▲ +1.39% XRP $1.3209 ▲ +2.2% SOL $100.9800 ▲ +0.67%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.05 ▼1.68 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.05 ▼1.68 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Bordi i Transparencës rrit çmimet tavan të karburanteve: nafta +4 lekë, benzina +5 lekë

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e së shtunës, më 25 prill, rritjen e çmimeve tavan për karburantet. Sipas vendimit, çmimi i naftës u rrit me 4 lekë, ndërsa ai i benzinës me 5 lekë krahasuar me nivelin e vendosur në mbledhjen e mëparshme.

Sipas TV Klan, çmimet e reja tavan përcaktohen kështu: çmimi i shitjes me pakicë për nënproduktin gazoil, standardi SSH EN 590, nuk duhet të jetë më shumë se 206 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të tejkalojë 194 lekë/litër. Për nënproduktin benzinë (standard SSH EN) tavanet janë 181 lekë/litër me pakicë dhe 169 lekë/litër me shumicë.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit, që mund t’i rishikojë sipas lëvizjeve të tregut. Bordi ka kërkuar zbatimin e menjëhershëm të vendimit nga të gjithë operatorët e shitjes me pakicë dhe shumicë dhe ka paralajmëruar masa administrative, përfshirë pezullimin e aktivitetit, në rast shkeljesh.

Sqarimi i Bordit referon Aktin Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, sipas të cilit nëse çmimi i gazoilit kalon 220 lekë/litër ose ai i benzinës 200 lekë/litër, aplikohen akciza në nivelin 80%. Duke qenë se çmimet aktuale janë nën këto pragje, do të vazhdojë zbatimi i akcizës në masën 100%, raporton TV Klan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.