Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 24 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.09%
DOW 51,851 ▲0.36%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 70.06 ▼4.3%
ARI 3,999 ▼3.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $59,858 ▼ -4.15% ETH $1,580 ▼ -5.04% XRP $1.0554 ▼ -4.31% SOL $65.9900 ▼ -4.25%
S&P 500 7,358 ▼0.09 % DOW 51,851 ▲0.36 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 70.06 ▼4.3 % ARI 3,999 ▼3.62 % S&P 500 7,358 ▼0.09 % DOW 51,851 ▲0.36 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 70.06 ▼4.3 % ARI 3,999 ▼3.62 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Politika

Riorganizimi i PD, Kuvendi Kombëtar miraton ndryshimet në Statut

Kuvendi i Partisë Demokratike ka votuar ndryshimet në statutin e partisë. Ndryshimet u prezantuan nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Një nga risitë kryesore është përfaqësimi i dedikuar i diasporës, e cila do të ketë deri në 15% të vendeve në organet drejtuese të partisë, përfshirë Kuvendin Kombëtar, Këshillin Kombëtar dhe listat e kandidatëve.

“Në tërësi, grupi i punës vlerësoi se statuti i punës garanton funksionimin demokratik, respekton standardet e partisë me ato simotra të Evropës, se pushteti në PD i përket anëtarëve të saj dhe jo strukturave. Ky parim duhet ruajtur, duke e bërë PD të vetmen forcë ku anëtari nuk është periferik dhe vullneti i tij përcakton shumëçka. Është propozuar që diaspora të ketë përfaqësim të dedikuar deri në 15% në të gjitha organet drejtuese, përfshirë Kuvendin, Këshillin e Kuvendit dhe 15% në listat e kandidatëve. Është fuqizuar roli i grave dhe vajzave në PD. Forca e parë politike që rrit kuotën e përfaqësimit të grave. Është përmirësuar organizimi bazë i partisë. Është forcuar raporti mes degëve të partisë dhe të zgjedhurve vendorë”, tha Bardhi.

Risitë dhe ndryshimet kryesore në Statut:

1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj.15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.

2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.

3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.

4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.

5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).

6. Njohja e një statusi të barabratë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.

7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.

8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.