☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.08%
DOW 51,670 ▲0.03%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 95.24 ▲1.17%
ARI 4,179 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,330 ▲ +0.83% ETH $2,506 ▲ +1.29% XRP $1.3701 ▲ +0.9% SOL $107.4700 ▲ +1.59%
S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,670 ▲0.03 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.24 ▲1.17 % ARI 4,179 ▲0.03 % S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,670 ▲0.03 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.24 ▲1.17 % ARI 4,179 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha: Të rinjtë dhe gratë do të kenë rol kyç në ripërtëritjen e PD-së. Mbështesim rrugën drejt BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD-ja ka nevojë për një riorganizim të plotë, duke theksuar se të rinjtë dhe gratë do të kenë një rol të rëndësishëm në procesin e ripërtëritjes së partisë.

“PD për t’u ripërtërirë ka nevojë për një riorganizim të plotë. Instituti Amerikan ka përgatitur një platformë të detajuar për ripërtëritjen dhe ne do ta respektojmë deri në detaj. Në këtë ripërtëritje do të bëjmë gjithçka për ta hapur partinë në të gjitha nivelet, duke njohur edhe defektet dhe problemet tona. Të rinjtë janë gjëja më e çmuar e PD-së. Gratë janë shumica, jo vetëm numerike, por edhe intelektuale e kombit sot. Është një potencial i jashtëzakonshëm për t’u vënë në shërbim të shoqërisë”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se Partia Demokratike mbetet e angazhuar në proceset integruese të vendit, duke kujtuar rolin që ka luajtur ndër vite në afrimin e Shqipërisë me strukturat euroatlantike.

Berisha: Integrimi në BE mbetet ylli polar i Partisë Demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ritheksoi gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet një nga objektivat kryesore të demokratëve.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se Partia Demokratike do të vazhdojë të mbështesë pa lëkundje rrugën europiane të vendit, duke e cilësuar anëtarësimin në BE si “yllin polar” që udhëheq programin dhe vizionin e saj politik.

“Ne qëndrojmë të pamposhtur në përpjekjen për integrimin e Shqipërisë në BE. Ai është ylli polar i yni. Ky integrim duhet të bazohet para së gjithash në meritë. Nga vendet që kërkojnë integrim nuk kërkohen ligje dhe kërkesa që cënojnë qytetarët”, tha Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.