Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka anuluar fluturimin e paraparë për sonte në ora 20:00, për të udhëtuar nesër në mëngjes në ora 06:00. Lajmin e bëri të ditur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se kanë informata për anulimin e fluturimit me arsyetimin se ka një takim të rëndësishëm. Sipas Ahmetit, ky anulim i fluturimit edhe ua ka rritur shpresat për pajtim në bisedime në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Është vështirë të parashikohet nëse bisedimet do të vazhdojnë edhe nesër dhe kjo varet nga bisedimet dhe qëndrimet e palëve se sa afër dhe sa larg janë”, tha ai, duke thënë se me planin evropian fitues janë të dy palët”. Përndryshe, takimet në Ohër po vazhdojnë tash e 10 orë.