Borxhi i qëndrueshëm, “Standard & Poor’s”: Rrezik kriza e kreditimit 07/02/2018 19:46
Në lidhje me perspektivën e qëndrueshme të borxhit publik, “Standard and Poor’s” konfirmon për Shqipërinë notën B+, që futet te notat e ulta, por është megjithatë nota më e larta që vendi ynë ka pasur ndonjëherë.
Sipas raportit, Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e rritjes relativisht të shpejtë ekonomike dhe të konsolidimit fiskal, çka do të mbështesë uljen graduale të borxhit publik.
Por “Standard and Poor’s” paralajmëron se rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare mund të dëmtohet nga kriza e gjatë e kreditimit, pra niveli i ulët i kredive të dhëna nga bankat shqiptare.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.